Teza ime është se gjuha e folur dhe konceptet e të shkruarit nisën njëkohësisht. Për shembull, si u bë thika e parë prej guri dhe u quajt thikë? Le të kthehemi pas në kohë më shumë se 100 mijë vjet. Bërja e thikës së parë u bë sepse njerëzit kishin një qëllim të caktuar për ta pasur atë objekt. Ata donin të kishin objektin e thikës për ta përdorur atë si një mjet për të siguruar ushqim, për të vrarë dhe për të hapur trupin e kafshëve te vrara që e donin për ushqim. Nëse nuk ke një thikë të fortë, si mund të vrasësh dhe si mund të hash një kafshë që ke vrarë.
Kur bën thikën e parë, nuk e bën menjehere. Provuan shumë forma në materiale të ndryshme dhe e provuan te kafshët nëse funksiononte. Dhe ky hulumtim dhe testim ndoshta vazhdoi për mijëra vjet derisa ata arritën të bënin thikën e parë. Para thikës, mendoj se ata nuk ishin në gjendje të vrisnin asnjë kafshë. E vetmja mundësi për të ngrënë mish në fazën e parë ishte mishi i kafshëve të ngordhura që duke parë kafshët e tjera që i hanin, menduan për herë të parë të bënin të njëjtën gjë.
Por kur u shtuan në numër, gjetja e kafshëve të ngordhura nuk mjaftonte dhe ata fituan një përvojë që trupi i kafshës së ngordhur pas një kohe të caktuar nuk ishte i ngrënshëm. Pra, pas testimit te fundit *thikën e fundit ku morëm rezultatin pozitive, ai objekt i bere nga prej guri u quajt *thika me tinguj dhe thikë me formën dhe funksionin e saj. Kjo fjalë është më shumë se 100 mijë vjet e vjetër. Thika ka në thelb elementet e shkrimit. A ka qenë kjo fjalë *thika siç është sot në një formë të shquar?
Po, mendoj se në fillim të gjithë emrat formoheshin vetëm në trajtën e shquar.
Fjalët që u krijuan në fillim u rezistojnë më shumë ndryshimeve me kalimin e kohës, sepse ato janë përdorur nga ai grup njerëzish për mijëra vjet.
Ku i ka gjurmët e shkrimit fjala *thika?
Mendoj se gjuha në fillim ka pasur *thika, trajta e sotme e shquar dhe mendoj se nuk ka pasur forma të tjera që kanë sot emrat, të shquar, jo të shquar, njëjës, gjinore, dhanore. Në klasën zero kishte vetëm një formë, një fjalë.
Le të shohim me kujdes formën e një thike të lashtë guri. Mund të shihet se thika e epokes se Gurit ka një formë *I dhe O vezake (theta). Nuk ka asnjë formë *k(a), e cila tregon se fjala *k(a) ka ekzistuar para fjalës thikë.
Cili ishte kuptimi i *k(a)? Çfarë ka folja e sotme shqipe *ka. Mendoj se forma *kam ka qenë ndër fjalët e para në gjuhën shqipe
Pra, thika vjen nga *thi+ka ku *I është forma dhe funksioni i cpues dhe *th është forma dhe funksioni i saj ndarës (theres), një formë I + O vezake së saj. Pra me I me formën TH. Pra, *I dhe TH e kane jetën e tyre me siguri shumë e shumë të vjetër, ku kohët e shkrimeve të lashta sumere-latine jane jashte diskutimit te konceptit thika.
Kur krijohet emri, ai krijohet së bashku me një grup emërtimesh të tjera që sot i quajmë emra dhe folje, por që në fazën e parë ishin thjesht emërtime të një fjale për një send, një fjalë për një veprim. Pra, me thikën dhe me shtizën që ishin krijuar pothuajse në të njëjten kohe, thika u lidh në majë të një cope druri me copa lëkuresh te kafsheve te ngordhura që do të shërbente për të vrarë kafshën në një distancë të caktuar, duke e hedhur në drejtim të kafshës njerezit e pare kapercyen nje stad te rendesishen ns evolution e tyre teknollogjiko-gjuhesor, e njejta gje ndodh dhe ne kohet moderne. Në këtë kohë, mendoj se u zbuluan fjalë të tjera si *killoj, *ther, *pre, *(h)in, *shtij, *vri që kanë të bëjnë me objektet shtiza dhe të thika dhe veprimet dhe pasojat e shkaktuara nga përdorimi i tyre por se forma e tyre kryesore ka formën *I, që sot është shkronja *I dhe permbajtja e tyre kryesor eshte hyrese, qpuese ne objekt qpo (shpoj), (h)in (hyn) dhe dhe ndare e nje objekti TH.
Shpjegimin më të suksesshëm etimologjik e ka bërë gjuhëtari Agron Dalipaj:
Comments
Post a Comment