1. shtyllë që i vihet një muri a një gardhi për ta mbajtur; shtyllë druri anësore e kasolles.
Fjalen *vut(e) e kam mësuar kur isha i vogel, kur shkoja cdo verë në fshatin e nënës time për pushimet verore.
Fjales Vut i mungon fjalorit Shqip. E dini pse duhet shtuar kjo fjalë ne fjalor?
Sepse tregon se kush e ka emëruar atë dege pemë me bigaçe kendore ne fund (furka harkore në fund} e ka ditur alfabetin, që është dëshmi gjuhësore se gjuha Shqipe ka qënë e shkruar shumeë herët.
Origjina e fjales *furk(e) (harkore në fund)
Të paktën i njëjti simbol është në alfabetin fenikas, i cili është 3000 vjeçar. Përkthyesi francez i alfabetit fenikas në vitet 1700 e përktheu atë si WAW Po njësoj Hebraikët, Arabët pak a shumë ashtu e kanë përkthyer.
A e shihni formën e fjalës WAW dhe formën e objektit furk? A janë të ngjashëm?
Vetëm nëse e supozojme se nje U eshte nje V, gabim qe e bene Latinet teknikisht, vetem gjysmen e W mund te gjesh aty. Asgje tjeter.
Nuk eshte WAW dhe nuk eshte as VAV.
"V" është një bashkëtingëllore, nuk ështe zanore, dhe thuhet me dhëmbët e sipërm dhe buzën e poshtme së bashku. Pra dy V bashkw osw W nuk mund tw shqiptohen kur kanw dy zanore nw tw dy krahwt. Provojeni dhe shikojinw nw pasqyrw cfarw forme do ju marri goja.
Për mua furka fenikase ende nuk ështe perkthyer saktë si shkronje ose kjo është shkronja më e keqe e përkthyer në alfabetin fenikas dhe parafenikas dhe më keq e trasheguar tek alfabeti Hebraik, Arabik, Grek, Latin etj.
Me supozimin *U eshte njekohesisht edhe V, themi asht gjet dhe trasheguar vetem 25% e kuptimit. Ndoshta nuk e kuptuan mirë shpjegimin për furkën/vutën kur e kopjuan këtë alfabet
Mund të shihet furka si objekt fizik ka dukshem një U në pjesën e sipërme.
1) U nxor letra e parë. Nxjerrim menjëanë U/V
A kemi dy U/V në të? Sepse W është bashkimi i dy V-ve ose i dy U've?
Jo nuk kemi, nuk kemi W ne ate fjaleë, madje nuk kemi as V kur objekti eshte ne forme harku.
Gjuhëtarët thonë qe shkronja W është bashkimi i dy U-ve sepse latinët morrën V-në gabimisht për U, gjë që une u jap pjeserisht te drejt por është bashkimini V e U, dhe jo i dy U-ve si tingull, dhe i VV si shkronje. Bashkim i nje zanore me nje bashtingellore dhe tingulli eshte *Vu, jo UU, jo VV. Ndërsa si shkronje duhet të te ishte një nderfutje e një V me një U. Nuk kemi dyfish U në atë shkronjë, dhe nuk kemi dy V në atë shkronjë, perndryshe do ishte tingulli dhe shkronja V.
Ekziston edhe harku i famshem ne furke, te cilen tashme e dime që është një R, siç e shpjeguam me fjalët Truni-Dru-Trup.
Kështu që deri tani kemi fjalën.
(V) UR.
Cfare ju kujtoni kjo fjalë qe u krjua? A ka lidhje piktograma *Vur e zberthyer deri me tash me konceptin tjetër të Shqipes vë, vendos ?
Vazhdojmë. Nuk ka K duket në pamje parë? Mungon. Rrotullojmë furkën 180 grade dhe kemi ⅄ piktogramin e këmbëve K.
Kam shkruar për këmbën, që është si fjalëformim i "ke mba", që përdoret në Shqipen e sotme, por nuk e sqarova se këmbët kanë një formë K, nuk eshte B si eshte kopjuar nga disa alfabete dhe nuk eshte G si u keqkuptua nga te ashtuquajturit greko-latinet, por qe në fakt ata ishin qindra priftërinj të kishavë që punuan me shekuj për të krijuar keto gjuhe artificiale. (U bënë me qëllim të behen gjuhë të folura por nuk mund te fliteshin ne popull, dështuan. Nuk mund të shqiptohen fjalë e tyre në një fjali, perveç nëse ndonji ka gojë, buzë, dhëmbë dhe gjuhë prej hekuri)
Mjafton të rrotullohet furka 180 gradë, del piktogrami i Kembeve . K-ja si piktogram ne ate forme filloi të vizatohej nëper mure shpellash 70 mijë vjet më parë.
Po kështu po të rrotullohet furka 90 grade do krijohet shkronja F.
Perse ta rutollojme furken do pyesi ndokush?
Jo po e bëni me qellim që te gjeni një K dhe F per te mbeshtëtur idenë tuaj, ju po e krijoni provën.
Une kam evidence që nëse rutullojme të gjitha simbolet -shkronja te alfabetit asnjë shkronje tjeter nuk mund te krijoi figuren qe krijohet kur rotullohet furka 180 grade, perjashtuar Y-ja ,(vuta) qe ka lidhje me formen e furkës. Nese do ishin mundesi të tjera, shkronja te tjera qe qe mund të krijojne K kur rutullohen, atehere do ti jipja te drejtë pyetësit. Rotullo sa të duash dhe ku të duash të gjitha shkronjat-simbole e tjera të alfabetit dhe nuk mund do te japin kurrë formën piktogramike të këmbëve.
Pra, tani kemi te plote formen FURK e cila formoi fjalën furk te Shqipes. .Hook/huk grep ka përfunduar në ditët e sotme në Anglisht.
Fjala tjetër që nuk gjëndet në fjalorin shqip fjala Vut është me e koncetruar si kod dhe me e vjeter. Ka një ndryshmin vetëm, nuk ka kodin R, dhe K. Ka qënë Vud ku D është transformuar në T, dh është nëna e fjalës fut të shqipes dhe Anglishtes, sepse atë funksion kishte.
Fjalet furk dhe vut vërtetojne që keto fjale jane krijuar vetëm tek nje gjuhe qe e ka poseduar alfabetin ose është gjuha krijuëese e alfabetit.
Ja dhe historia mishmadh e kësaj shkronje ku kopjuesit e madherishës alfabeteve të rerja që vetëm sa kanë erresuar te vertetat shkrimore shkencore të vutes dhe furkes, shumë të vlefshme për shkencën e gjuhësisë se sotme dhe te ardhme.
Historia e tyre e pranuar si version zyrtar me evidencë historike:
“WAW e quajnë edhe grepi, ose fillimisht mund të ketë përfaqësuar një topuz.
Grekët e përdorën një version të WAW-it ajo që duket si F-ja jonë sot, të cilën e quajtën digamma, për numrin 6.
Kjo u përdor nga etruskët për V, dhe ata ia kaluan romakëve si F.
Grekët kishin një version të dytë - - upsilon (Υ)-- të cilën ata kaluan në fund të alfabetit të tyre.
Romakët përdorën një version të upsilon për V, i cili më vonë do të shkruhej gjithashtu U, më pas adoptuan formën greke si Y. Në Anglinë e shekullit të 7-të, u krijua W.
Perse do shkonit kaq lag këta për alfabetin dhe një shkronje ta ndanin në pesë shkronja kur Ilirët dispononin alfafetin, disa shkrues antike e kanë shkruajtur këtë, alfabetin e shkrimit te Danubit ku Y me V, me F dhe me R kishin 5000 vite qe ishin ndare si shkronja nga njera tjetra.
Kush e krijoj emrin per degën e pemës me bigaçe harkore në fund, furkë dhe bigaçe me kënd në fund Vut ka ditur alfabetin, që është dëshmi gjuhësore se gjuha shqipe ka qëneë e shkruar, madje shkruar shumë shume heret.
Pas leximit të këtij artikulli mund ta kuptoni arsyen pse gjuha Shqipe ka12 tinguj më shumë se pasardhësit e gjuhëve të të madhërishmëve.
Comments
Post a Comment