Vladimir Orel thotë se ne e huazuam bretkosën nga greqishtja e vjetër (jonike) βρόταχος (brótakhos) (rumune broatec, brotac ("bretkocë pemësh"), rumanisht broatike, siciliane vròtacu)
Cilat janë dëshmitë gjuhësore që vërtetojnë huazimin nga greqishtja e vjetër?
Po sikur greqishtja e vjetër ta ketë huazuar nga gjuha shqipe?
Bretkoca si emër vjen nga simbolika tingullore e formuar me foljen ndihmëse bëj si bret + imitim i tingullit të bretkosës *kuok. Bret+kuock është origjina e bretkosës. Kemi dhe format e tjera ne shqip si bërtet, brret dhe britmë qe kanë lidhje me prodhimin e tingullit nga organi vocal njerezor.
Pra
BER KUOK
Ose
BRET KUOK
Vladimir Orel është etimologu më i keq që kam lexuar ndonjëherë, pak a shume në nivelin e Topallit.
Është thjesht folja bëj, ose brret, britmë që vërteton origjinën e fjalës prej gjuhës shqipe. Ndersa origjina e *kuok i takon bretkocës.
Para së gjithash, ky emër është gjysmë foljor dhe gjysmë onomatopeik. Dimë se në emrin Bretkose onomatopeja nuk ka nevojë për etimologji, ndërsa pjesa më interesante e fjalës është trajta foljore Bret, të cilën e kemi edhe si britmë ne gjuhen Shqipe. Nëse Orel do të fokusohej tek emri Britmë-Britëm, do të kuptonte që fjala i përket nënshtresës parashqiptare ose arkaike të shqipes dhe fjala Bretkose e ka pikërisht Britmën si formim kompozitor me dy pjesë të ndryshme të harmonizuara sipas ligjeve fonetike të gjuhës shqipe. Bretkosa njihet si një kafshë që shquhet për klithmën e saj karakteristike dhe më vjen keq që paraardhësit tanë kanë qenë shumë më inteligjentë dhe kompleksë në krijimin e leksikut në krahasim me gjuhëtarët e sotëm që edhe pse kanë tituj akademikë bëjnë shpesh fiasko gjuhësore. .
Në greqishten antike ποιέω (poiéō) ishte folja bëj.
Comments
Post a Comment