Skip to main content

Gjuha shqipe është shumë herë më tepër e ndërlikuar nga sa mendohet nga gjuhëtarët e sotëm.

E tillë ishte dhe një kartolinë Vitit të Ri 1903 lëshuar në Sofje të Bullgarisë nga “Shoqëria e Shqiptarëve për Mësim – Dëshira”.
“O bijt e shqipërisë erdhi dita për mësim, t’i bini pas diturise me dëshirë, pa përtim”, shkruhet në kartolinë, ku më tej bëhet dhe urimi për Vitin e Ri: “Për shumë vjet gëzuar motin e ri 1903”.
Cila është origjina e fjalës *mot të gjuhës shqipe?
Gjuha shqipe nuk ka lindur në një ditë dhe gjuhës shqipe nuk mund të gjëndet burimi nëse përdoret metoda e vetme e sotme metoda primitive etimologjike.
Gjuha shqipe ka krijuar fjalët e saj mijëra-mijëra vjet më parë dhe ato kode jetojnë sot vetëm në gjuhën shqipe.
Mendoj që të gjendet origjina e gjuhës shqipes, dhe e gjuhes PIE, fjalët e gjuhës shqipe duhen ndarë në disa grupe të mëdha:
-grupi i fjalëve që janë bazuar në konceptin e lëvizjes rethore. Në këtë grup bëjnë pjesë konceptet piktpgramik O, D, LR dhe R.
-grupi i fjalëve që përcakton objektet me forme rethore. Ne këtë fjalë bëjnë pjese konceptet piktogramike O, R, TH, C.
-grupi i fjalëve që përcaktojnë lëvizjen dhe objektet qe lëvizin. Në këtë grup bëjnë pjesë konceptet L, D, M, V, E.
-grupi i fjalëve që përcakton konceptin e bërjes së ndërtimit. Në këtë grup bëjnë pjesë koncepeti B, Z
-grupi i fjalëve qe përcakton konceptin e bërjes së prodhimit. Në këtë grup bëjnë pjes konceptet piktogramike B, R, M, P, R
-grupi I fjalëve që përcakton lartësinë, gjerësisht, gjatësisë dhe madhësisë në këtë grup bëjnë pjesë A, G, L, K, R, T.
-Grupi I fjalëve që përcakton fillimin, lindjen, rinësinë dhe objektet e thjeshta një elementëshe. Në këtë këtë grup bëjnë pjesë konceptet piktogramike F, I.
-Grupi që përcakton lidhjen e elementeve fizikë me njëri tjetrin. Në këtë grup bën pjesë G, K, DH, T, M dhe B.
-Grupi i fjalëve që përcaktojnë mbartjen në kë grup bëjnë pjesë D, M, B dhe K
-Grupi që fjalëve që përcaktojnë ekzistencën dhe pronësinë. Në këtë grup bëjmë pjesë G dhe K.
-Grupi që përcakton vendndodhjen. Në këtë grup bëjnë pjesë V dhe D.
'Diurnus' e latinishtes, për shëmbull, ka marrë jetë si ditë vetëm prej dellit të gjuhës shqipe. Njerëz të ditur të kishës që ndërtuan latinishten, e morën fjalën prej diell, nga fjala e një kohë tepër vjetër të gjuhës shqipe, gjuhës së të lartë cilën e riformuan në gjuhën e re si diurnus. Diurnus jo vetëm është afër me origjinalin DIELL, jo vetëm i ngjan shumë, por tregon edhe një koncept që lidhet me ditën. Dita vjan nga dielli ashtu si vjen dhe drita.
I kthehemi përsëri emrit diell, ndërtimit të tij. Është një ndërtim piktogramik që i qëndron më afër ndërtimit të parë. Që nuk është fjalë e huazuar nga latinshtja, por e kundërta, e tregon lidhja origjinore e kësaj fjale me fjalën YL dhe IL, fjala për yll e cila i mungon greqishtes së vjetër dhe latnishtes.
Fjalës YLL, IL nuk mund t'i përcaktohet mosha, por mund të dedukohet që është një fjalë tepër e vjetër, shumë më e vjetër se dy gjuhët e reja "greqisht" dhe latinisht sepse ekziston në një formë te ngjashme gjuhën sumere me dy forma *ul dhe mul". Forma *mul nga ana tjetër tregon se është më e re se forma ul dhe yll sepse ka një element me shumë konceptin piktogramik M si dhe është formuar nga bashkimi i M me YLL ku Y është një koncept piktogramik yllit si bashkimi i rrezeve të dritës I të një ylli në një Y shumatore I-sh dhe L është koncepti lëvizjes. Sumerët i shtuan konceptin e shumatores të I-ve M të cilën gjuhëtarët sot e përkthejnë si *mul. Ndërsa forma *UL është pothuaj forma shqipe *yll.
Ndërsa ne akadian kemi fjalën *ilu e cila nuk përcakton fjalën yll por do të thotë 'zot; MUL do të thotë 'yll'. Keto kane ardhur një piktogram që përshkruan një yll, dhe nëse shikojmë nga afër MUL, shohim se ai përbëhet nga tre yje
Tingëllimi i ngjashëm UL ose ul do të thotë po "yll" dhe shpesh përdoret si një përcaktues. UL ose MUL nuk do të thoshte vetëm 'yll'.
Kuptimi i *ul dhe *mul është yll; me shkëlqye, dritë; shigjetë; me rrezatue (degë)"
Interesant është gjithashtu forma sumeriane *UD fjala për diell e sumershties e cila është me D si e gjuhës shqipe.
Bashkimi I UL me DU jep një formë *udul afër me diell.
Fjalët për yll në greqishten e vjetër dhe latinisht janë *aster dhe *astrum Thjeshtë kuptohet që fjalët janë dyrrokshe, më të reja, nuk kanë lidhje drejtpërdrejtë me YLL por nga ana tjetër shqipja mund të përcaktoj lehtë origjinën e tyre.
Astrum është shtrëmbërim fonetik dhe huazim nga aster dhe nuk do merren me zbërthimin e saj.
Ndërsa *aster është një formim pro prej gjuhës shqipe *asht dhe *El që nuk është gjë tjetër veçse fjala YLL e kthyer si:
ASTER=
AST ER=
AST EL=R>L
AST EL=
ASHT EL=S>SH
ASHT IL=I>E
ASHT IL=
ASHT ILL=
ASHT YLL
EL=IL
Forma me LL të shqipes u rrezuan në L në gjuhët më të reja.
Pra format semitike *astarte, greqishtja e vjeter *astar, egjyptianja *ishtar origjinojne nga nga forma YLL.
Astarte, Ishtar, etj janë emra semitikë që gjuhetaret thonë se vijnë nga një familje krejtësisht e ndryshme gjuhësh. Duket sikur fakti që këto fjalë tingëllojnë të ngjashme është një rastësi, ndërsa gjuha shqipe thotë që ato vijnë nga një gjuhë e parë e përbashkët.
Shqipja ka format të tjera fjalësh që vërteton gjuhën e parë të tyre si ZJAR, PISHTAR, ARTE, SHK-EL-KEN, ETHE dhe lidhjen e tyre me YLL, DIELL, dritën dhe ngrohtësine.
Forma YLL gjate kohes u shendrua në IL, AL, AR, etj.
DIELLI, DRITA, DITA nënkupton gjysmën-periudhën prej njëzet e katër orësh në të cilën toka bën rotullimin e saj, e përfaqësuar kjo nga kodi i gjysmes D, pra ka të bëjë dhe rotullimin dhe levizjen, nga kodi i L dhe R-se, dhe saktesisht kohën e dritës ditore midis lindjes së diellit dhe perëndimit të diellit, në krahasim me N'ATEN gjysmen tjetër, e cila eshte formuar si mohim N i dritës.
Krijuesit e gjuhës shqipe kuptonin dite+natë baraz me nje O qe rotullohej si R pafundësisht. Por ky koncept i cila është gjithashtu tek fjala mot, ajo që mat këtë rotullim të O-së së madhe vjetore kur dielli-drita kalon nga pika maksimale ne pikën minimale, e cila ka kuptmin dhe për vit por është edhe per kohë, distancën kohoreve matur në mote, apo edhe si karakteristike per klimën dhe festat, kur O-ja e nje ditë te mirë rorullohej nje O-ditë të keqe përsëri rorullohej O-ja, nga dita me diell ne ditën me shi, nga dita më e gjate deri në ditën me të shkurtër të solticit, të gjitha janë rotullime të tyre, dhe mbi të gjitha, mbetet për t'u thënë gjithashtu është një fjalë sesi të flasësh për një periudhë historike duke e quajtur atë 'mote' te shkuara, në O-të e kaluara, ka O-ja e motit nuk është një kohë abstrakte, por vjen prej një rotullimi të përditshm, dhe të pervitshëme, që nuk është e ndryshme nga O-ja e *RRO-se jetës, rotullimit të O-së jetesore të një njeriu, mosha, si dhe nuk është e ndryshme nga koha plak=BER-O-KE si dhe koha *vdis, kur ditët e një njeriu mbarojnë nga V-ja që simbolizon fundin e tyre, mbarimin e O-se njerëzore, ku vihet O në D dhe, VD-is =VD eshte, dhe si është tani mot, kohë e dite tona por dhe jeta jone.

Mot
Nga protoshqipja *māti (“kohë”), nga proto-indoevropianja *méh₁tis (“matje”), folje e *meh₁- (“për të matur”); krahaso anglishten e vjetër mǣþ (“masë”), lituanisht mẽtas (“kohë”), greqishtja e vjetër μῆτις (mêtis, “plan”).
Gabimisht Orel mendon që zhvendosja e kuptimit nga "koha" në "mot, viti, epoka" eshte e ndikuar nga latinishtja tempus ("koha, moti").
Tempus si formë vjen nga *mot por i mungon O-ja kryesore në këtë fjaleformim
Origjina
MOT=
M OT=
M=shumatorja, shumesi
OT=O-te, simboli i të gjithes se diçkaje.
Kuptimi=Shumesi i O-ve.
Sinonimi mot eshte qëro (arkaik)-që rrotullohet(leviz) O-ja.
vit epokë, kohë (të panumërta)
Çdo ditë-natë eshte një O, çdo muaj ësht një O, çdo vit është një O të cilat rotullohen pambarisht ashtu si jeta njerëzore, ashtu si krijuesi i tyre ylli i madh, dielli.
Prandaj moti i ri është një feste pagane e të parëve të shqiptareve që e festojnë edhe sot me shumë se çdo festë tjetër fetare.

Comments

Popular posts from this blog

Nephilim

N 'eh - Ph 'ih- L 'ee- M /  Nepheeleem Zacharia Sitchin (July 11, 1920 – October 9, 2010)  wrote the " Nephilim " (נְפִילִים) is derived from “nafàl" and means “fall". The term Nephilim occurs in Genesis 6:1-4, describing the point of time when three things began: men began to increase in number, came into existence the daughters of men , and the sons of God went to the daughters of men and had children by them. Is the "nephillim" really only a Hebrew word? That question is very subtle, however I think it has been more a limit of thinking for linguists rather than a serious argument. Let's begin first with the probable meaning the linguists think it is. We know that the " fall"  in every language means moving downward from a higher position involuntarily, usually by an accident, which maybe was the reason why Michael S. Heiser, PhD candidate, Department of Hebrew and Semitic Studies , University of Wisconsin...

Word creation. The "D" letter origin and the "D" pictogram rule of the word creation.

  In this article I will cover  the origin of the letter  D letter, and the pictogram concept of the word creation.  It was my first discovery of the word creation. In this blog I will give my discoveries, the rules of word creation of the European languages. Multiple theories exist as to how language first originated. Nobody is sure which one is true. Certified Translations Get Pricing Order Translation What is the Oldest Language in the World? There are over 7,000 languages in the world. Could there have been a time on the earth that we all spoke one language? If so, what is the oldest language in the world?  So what was the first language?  Discovering the first language that people spoke is difficult because so many languages died and were considered lost in history. However, ancient languages still survive until today; these languages may have been transformed a lot but their old origins may be traceable. Written languages existed but this does n...

Total positional tolerance at material condition

Total positional tolerance at material condition (Hole) Suppose the Ø 1.005 / 1.010 hole is inspected and there are six parts with different ID dimensions. Their actual sizes checked with run out methods give that their actual axis is to be .006” over and up from the true position even though they have different actual ID’s. We want to know which part is within true position tolerance at MMC. Parts to be acceptable require some calculation when is used the run out method.             In GD&T, maximum material condition (MMC) refers to a hole that contains the greatest amount of material.             To understand and memorize simply and logically the concept, I suppose that you have a part designed as a square with one hole in the center, Ø 1.005 / 1.010 . You have produced just 5 parts and measured their holes. The hole of part #1 is on the low side of its tolerance Ø 1.005" and the hole of part #5 is on high sid...