Skip to main content

Familja e fjalëve Zakon, Kanun, Knon, Zë dheThe.

Ka shumë aspekte të gjuhës shqipe që janë keqinterpretuar nga gjuhëtarë shqiptar dhe të huaj.
Një nga këto aspekte është injorimi i marrëdhënieve gjenetike të fjalëve të gjuhes shqipe bŕenda saj, dhe midis dialekteve të saj, pikërisht për shkak të keqkuptimit të marrëdhënieve të tilla.
Kjo është arsyeja kryesore pse edhe gjuhëtarët me të gjitha formimet e tyre akademike nuk i kuptojnë fenomenet themelore gjuhësore që lidhen me evolucionin e gjuhës shqipe si dhe evolucionin e gjuhes shqipe në gjuhët e tjera Indo-europiane dhe gjuhe të tjera të konsideruara jashtë familjes PIE.
Prandaj, në këtë artikull do të diskutoj disa familje të fjalëve të gjuhës shqipe si:
1) Zakon
2) Kanun
3) Knon (këndon).
4) Za, Zë (zëri)
5) The (me thon, them)
Fjalorët tradicionalë etimologjikë të gjuhës shqipe duke përjashtuar fjalën *Zë dhe *the që përbëjnë 40% të grupit të fjalëve që unë i konsideroj të së njëjtës familje fjalesh, i konsiderojnë fjalët e tjera të huazuara, në parim gabimisht për gjuhën më te vjetër Europiane, por gabimi kryesor qëndron në faktin që nuk i lidhin fjalët me njëra-tjetrën si një mundësi origjine të përbashkët nga vetë gjuha shqipe dhe nuk bëjnë zbërthimin e kalimeve të mundshme fonetike të tyre.
Zakon padyshim ka lidhje me zërin, të thënën e pranuar gjerësisht nga të gjithë se si duhet të sillemi ose se si duhet të bëhet një diçka.
Duket disi abstrakte por nuk është.
Këtë e verteton fjala me të njëjtën kuptim e greqishtes e vjetër *ethos, ku rrënja është *tho, e thon, e than, e thën.
Zo, Za dhe Tho, Tha, The kanë të njëjtën rrënjë ku kemi kalimet fontike dhëmboreve Z>S>TH e cila përfundoi në fund të rrugës së kopjimit prej shqipes si consuetus e cila nuk është tjetër veçse dimensioni dhënës i shqipes "kon e thën" që lidhet me *sui e cila vjen nga një *thuj, gjinore e suus që vjen nga një *thos, të cilët gjuhëtarët i janë afruar disi rrënjës kur thonë që është origjina zakon e latinishtes, por nuk kuptojnë operatorët e lirë të gjuhës shqipe në to dhe kuptimet e tyre, dhe i lidhin gabimisht me ndryshimet e qëllimshme të performacave kuptimore te tyre nga gjuhët artificiale të sekretariateve të kishave
Merr kuptimin ligj sepse është një e thënë e themeluar prej kohësh, e konsideruar si ligj i pashkruar, padyshim kur nuk ka shkrim ligji do të jete i thënë, me zan, dhe që mbështetet në autoritetin e një të thëne pranuar nga të gjithë, çfarë është edhe Kanuni në thelb.
Ndërsa Omari thotë *zakon vjen nga serbishtja,
Topalli thotë që kanun vjen nga turqishtja, që e ka huazuar nga arabishtja, e cila e ka huazuar nga greqishtja e vjetër kanon. Llogjike tepër e shtrembër kjo më lart.
Por Topalli nuk shkruan që κανών ka etimologji të pasigurt dhe kupton jo vetëm ligj, por edhe shufër, shtyllë, shufrat për mburoja, shufra për thurje, regull, normë, taksë dhe deri në muzikë.
Një nga pyetjet që fillon hetimin e fjalës për mua ishte çlidhje ka *kanon me muzikën?
Idiotizmi primitiv etimollogjik e lidh *kanon me κάννα ("kallam").
Cila është origjina e *kanun?
E jep qartë gegnishtja me *knon, këndon në shqipen e sotme të standartit të 1972.
Knon nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me kanunin si rrjedhime të njëra tjetrës por si të rrjedhura nga rrënja e parë e Gegnishtes ZAN-ON nga zo, za, zon, zan dhe ON është thjesht vetëm një mbaresë. Dhe me tej gjatë kohes kemi kalimet fonetike Z>S>TH në një drejtim satëm dhe K në drejtimin Kentum, shqipja bën pjesë në të dy grupet.
Kanon, ose knon ka lidhje me muzikën sepse muzika ka filluar duke u kenduar nga zërat njerëzore. Nuk ka pas instrumente muzikore në fillim. Me zëra njerëzore ka qënë kënga, dhe prej rrjedhojë m(b)o-u-za/muzika që vazhdon edhe sot njësoj si mijëra vjet më parë vetëm në trojet ku banojnë shqiptarët. (antishqiptaret e lidhin këngën iso të shqipes me këngët kishtare)
Si *kanon, ashtu dhe *zakon, ashtu dhe *ethos e kanë origjinën një rrënjë e e parë e shqipe ZO, ZA.
Operatori i lirë ZO, ZA është në dhjetëra fjalë të gjuhëve europiane voice nga "voi zè", anglishtja sound nga zo-und, latinishtja sonus nga zon-us, muzike nga mo-u-za=bo u za, etj
Eshte kjo e vështirë për tu kuptuar nga një studius që ka dipllomë gjuhëtari?
Jo, aspak, por paguhen të shkruajnë që shqipja ka huazuar sepse vetëm ashtu mbytet psikollogjikisht e vërteta e gjuhës shqipe e cila nga ana tjetër do të rrëzonte ideologjitë gjuhësore greko-latine të sotme.

Comments

Popular posts from this blog

Nephilim

N 'eh - Ph 'ih- L 'ee- M /  Nepheeleem Zacharia Sitchin (July 11, 1920 – October 9, 2010)  wrote the " Nephilim " (נְפִילִים) is derived from “nafàl" and means “fall". The term Nephilim occurs in Genesis 6:1-4, describing the point of time when three things began: men began to increase in number, came into existence the daughters of men , and the sons of God went to the daughters of men and had children by them. Is the "nephillim" really only a Hebrew word? That question is very subtle, however I think it has been more a limit of thinking for linguists rather than a serious argument. Let's begin first with the probable meaning the linguists think it is. We know that the " fall"  in every language means moving downward from a higher position involuntarily, usually by an accident, which maybe was the reason why Michael S. Heiser, PhD candidate, Department of Hebrew and Semitic Studies , University of Wisconsin

Total positional tolerance at material condition

Total positional tolerance at material condition (Hole) Suppose the Ø 1.005 / 1.010 hole is inspected and there are six parts with different ID dimensions. Their actual sizes checked with run out methods give that their actual axis is to be .006” over and up from the true position even though they have different actual ID’s. We want to know which part is within true position tolerance at MMC. Parts to be acceptable require some calculation when is used the run out method.             In GD&T, maximum material condition (MMC) refers to a hole that contains the greatest amount of material.             To understand and memorize simply and logically the concept, I suppose that you have a part designed as a square with one hole in the center, Ø 1.005 / 1.010 . You have produced just 5 parts and measured their holes. The hole of part #1 is on the low side of its tolerance Ø 1.005" and the hole of part #5 is on high side of its tolerance Ø 1.010". Here is the question: W

The connection between the Albanian language and Sumerian/Akkadian

Lidhja e gjuhës shqipe me sumerishten/akadishten. Akadishtja është një gjuhë magjepsëse—gjuha më e hershme që gjuhetarët e cilësojnë gabimisht semite—që ka mbetur e pashprehur për 2000 vjet. Vetëm në 200 vitet e fundit studiuesit kanë qenë në gjendje të deshifrojnë gjuhën e lashtë falë mbishkrimeve në pllaka guri dhe balte. Në vitin 2011, Universiteti i Çikagos më në fund botoi fjalorin e tij epik në tërësinë e tij. Më bëri shumë përshtypje një nga fjalët e para të fjalorit, fjala ABALU qe do të thotë të sjellësh, të transportosh, të mbartësh, të mbash fëmijën e palindur e thënë kjo per nje grua me barrë, etj. Abalu më bëri të mendoj për fjalët shqipe 'bie', 'grua me barrë', m'bart etj. Në atë fjalë-koncept janë tre embrioforma fillistare të gjuhës shqipe dhe origjinojnë prej vetë gjuhës shqipe. Me e nda në rrokje ABALU kemi A BA LU, kuptimi i tre fjalëve të dialektit Gege dhe del shumë qartë kuptimi i lëvizjes nga vëndi, dhe si pasojë dhe lëvizjen nga një vend në