E ngjizur në gjakun e shqiptarit prej mijëvjeçarësh është thënia e së vërtetës.
Fatmir Iliazi.
GEG
RRÊNA
Mos thuej rrêna kurr, o fëmi
por gjithmonë t´i keshë mëni.
Nji ndeshkim asht fort ma mirë,
Se rrêncak ndokush me t´thirrë.
Mos t´shkojë mendja se me rrêna
Fajin tand e msheh përmbrenda;
S´vonon dita, gja s´e ndal,
E´ në fushë rrêna ka me dalë.
Por veç marrja ka me t´mbetë
E kund besë nuk ke për t´gjetë.
Edhe t´drejtën n´kjoftë se e thue,
Për rrêncak kanë me t´kujtue.
Dom Ndre Mjedja
TOSK
Gjënjeshtra
Mos thoni gënjeshtra kurrë, o fëmijë
por gjithmonë t´i keni ato mëri.
Nje ndëshkim eshte më i mirë,
Se sa genjeshtar ndokush t´thërasë,
Mos t´shkojë mendja se me gënjeshtra,
Fajin tënd do e fshehësh përmbrënda;
S´vonon dita, asgjë nuk do e ndalë,
E´ në fushë gëshenjtra ka për të dalë.
Por veçse marrëzia ka për të t'mbetur
E kurrëkund besë nuk ke për t´gjetur
Edhe t´drejtën n'qoftë se e thua,
Për gënjeshtar kanë për t´kujtuar.
Dom Ndre Mjedja
Comments
Post a Comment