ETIMOLOGJIA E TROPIKOS TE GREQISHTES ANTIKE
*Entropi me parashtesën e saj "greke" en-, që do të thotë "brenda", dhe tropi-rrënja e tropikos që do të thotë "ndryshim", entropia në thelb do të thotë "ndryshim nga brenda.
Rrenja e *entropi eshte fjala e grk. antike “tropikos” që do të thotë “i përket një rrotullimi të diellit në solstic”, por e cila thotë shumë për gjuhën shqipe.
Gjuhëtarët e dyshimtë, truku i parë që bëjnë nëse gjejnë një fjalë shqipe me të njëjtën rrënjë me një fjalë greke apo latine, thonë menjëherë se është e huazuar.
Pyetja e parë që duhet bërë është se si jane huazuar? Duhet të ketë një bazë teorike për huazimin e fjaleve, ose huamarrjen e fjaleve, shitblerjen e tyre ne tregun antik. I kane huazuar duke lexuar nga librat antike në kohët e lashta?
Pyetja tjetër është pse shumica e këtyre fjalëve gjenden si shndërrime fonetike vetëm në gjuhën shqipe dhe jo në gjuhët e reja te prodhuara për besimtarët e tyre nga kishat greke dhe latine?
Për shembull
latinisht cras
shqip nesër
italiasht domani
Pyetja e tretë, a është tropikos një fjalë e gjuhës së përditshme të "grekëve" të lashtë?
A keni hasur në ndonjë gjuhë një fjalë të vetme si tropikos e përkthyer në një fjali të gjatë si:
"tropicos", që do të thotë "i përket një rrotullimi të diellit ne solstik".
Cila gjuhë tokësore ka një ndërtim të tillë?
Asnjë gjuhë. Ndoshta në të ardhmen gjuha njerëzore do të sintetizojë disa koncept-fjalë në një fjalë të vetme, pesë koncepte-fjalë në rastin e *tropikos
Origjina e fjalës është nga gjuha që kishte si Zot Diellin, populli i te ciles festonte cdo vit kete dite, të cilën shkrimtari i parë i kësaj fjale mesa duket e ka pas dit mirë.
Huazimi është thjesht një strategji e menduar dhe shumë e zgjuar për të fshehur origjinën e greqishtes dhe latinishtes, gjuhëve shumë të reja dhe vetëm të shkruara.
Unë do ta shpjegoj këtë fjalë sa më thjeshtë të jetë e mundur. Gjuha i përket njerëzve dhe ata kanë të drejtë të dinë gjithçka. Por e vërteta nuk mund te vije nga historitë e rreme nga librat e kishës dhe nga puna e gjuhëtarëve t'dyshimtë për pavarësinë e tyre nga historia ideogjike gjuhesore e ndertuar ne kohët moderne.
E nisim me fjalen e greqishtes antike per ndryshoj, nd(ë)rrój, ndrroj, nroj Geg.
μεταβολή
Nga μεταβάλλω (metabállō, "për të ndryshuar") + -η (-ē, prapashtesë emri abstrakt).
μετᾰβολή • (metabolḗ) f (gjinore μετᾰβολῆς);
ndryshim, mutacion, transformim
Si lehte shihet *metabállō nuk ka asnje lidhje ne forme me *tropikos. Jane dy fjale krejt te huaja per njera tjetren.
Nga cila gjuhe ka ardhur *tropikos?
TROPIKOS=
TRO PIK(OS)=mbaresa e pare e greq antike
DRO PIK=
N'DRO PIK=
NDRRO PIKE ne standart
Çfarë është kjo "ndrro pike"? Ç'kuptim ka?
Së pari duhet të dimë kuptimin e solsticit.
Në planetin tonë, solsticet përcaktohen nga deklinimi diellor - gjerësia gjeografike e Tokës ku dielli është drejtpërdrejt lart në mesditë, në pikun e tij. Ne shqip themi edhe sot "duke punuar ne pike te diellit" ose kemi semundjen Pika e Diellit është një prej formave më serioze te demtimit nga Diellli, dhe që tani mund ta kuptojme arsyen pse eshte quajtur ashtu sepse shkaktohet nga “goditja” prej diellit kur Dielli eshte ne pikun e tij, ku rrezaton nxehtesine me te madhe. Gjuha shqipe thote qe kur dielli eshte pingul lart ne mesdite , ai pozicion quhet piku i Diellit, kulmi i Diellit ne qiell.
Kuptimi i fjalës piku
pik,-u emër i gjinisë mashkullore; kulm i diçkaje, i punës, i një veprimtarie etj.: piku i ditës (i vapës, i verës); në pikun e mbjelljeve (e fushatës).
Pra, fjala protoshqiptare ishte *ndropik, që kupton *pike sepse dielli është në pikun e tij kur ndodh, ne kulm, dhe ndrron sepse kohëzgjatjet e ditë-nates ndrrohen, ne kuptimin e marrje dhenies se kohes nga njeta tjetra.
*N është parafjala drejtimore e veprimit që i bashkëngjitet *drro-së, e cila është masive në gjuhën shqipe që jep standardi kur gegërishtja dhe Çamërishtja nuk e përdorin në atë masë, sidomos Çamërishtja.
Përfundim: Origjina e fjalës *tropikos është gjuha shqipe dhe gjuhëtaret e ndershëm me të drejtë mund ta shkruajnë kete fjale ne një fjalor te ri etimologjik të gjuhes shqipe.
Metabállō ka shumë shqip, por një ditë tjetër, ose i sugjeroj zotit Angron Dalipaj ta zberthej se i pëlqejnë fjalët e greqishtes me shkronjën L.
ndërr/ój folje kalimtare; -óva, -úar
1. lë diçka dhe marr një tjetër, heq një gjë dhe vë një tjetër në vend të saj, zëvendësoj, këmbej: ndërroj shtëpinë; ndërroj plagën pastroj, mjekoj dhe lidh përsëri një plagë; ndërruan unazat shkëmbyen unazat për fejesë; ndërron lëkurën (gjarpri në pranverë); ndërroj shtetësinë (drejt.).).
Comments
Post a Comment