Siç e dini po përmbledh në një libër fjalët e greqishtes antike me origjinë prej protoshqipes.
ἀγαθίς 1, -ίδος [f.] (agathis)‘top me fije, gërshetë’ (Pherecyd.). "?"
Sipas Robert Beekes nuk ka etymologji.
Fillimisht përkthimi i parë top me fije, ose lëmsh në gjuhën shqipe mendoj qe nuk është i saktë. Kuptimi i parë eshtë i lidhur me fjalën gjith(ë) dhe kuptimi prej shqipes del "gjithë fijet". Përkthimi i dytë është i saktë Mendoj se kuptimi i fjalës është në sensin "thurje fijesh, gërshet"
Robert Beekes nuk gjen ndonjë fjalë në gjuhët PIE të lidhur me këtë fjalë të greqishtes se vjetër. Ndersa Fisk e krahason me gaydha të sanskrit që kupton me mbajt, por nuk mund të pranohet sepse kuptimi nuk përputhet me gërshetë.
Ne fakt është një fjaë tjetër në sanskrik që i ka shpëtuar dy gjuhëtarëve. Eshtë fjala:
Gāḍha (गाढ) që kupton "fortësisht i përqafuar". Sanskrit ka ruajtur kuptimin thelb por ka humbur kuptimin e një fjale që tregon një objekt konkret të prekshëm si gërsheta.
Etimologjia e fjalës është gërshetë. Gërshetë është formuar nga
GERSHET=
GAR SET=
GAL THET=
GLATHES
GLATHIS=IS është mbaresë.
GATH ose GITH ku a me i shkëmbejnë vëndet.
dhe
GARSE-T=
GARTHE=S>TH
GARDHE=TH>DH
GARDHE
Kemi emrin Theodore Musachi Chiscetisi (Kishetisi). Robert Elesi mendon se *Kishetisi do të thotë flokëgjatë.
Orel mendon se gërshet vjen nga protoshqipja ga gër- + *shet, ky i fundit variant i shat( vegël prerëse). Më shumë në shatë. Përndryshe, nga greqishtja e lashtë κορσωτός (korsōtós).
Greqishtja antike ka fjalë të mbledhura nga dialekte të ndryshme te shqipes dhe shkruajtur në kohë të ndryshme.
Korsotos nuk ka të lidhje të drejtpërdrejtë me gërshetin si kuptim dhe është fjalë e rrjedhur nga shqipja, jo huazim i shqipes (etimologjia e korsotos do të jipet në zërin korsotos).
Eshte një fjalë tjetër që ka lidhje etimologjike me gërshet. Eshtë fjala *gardh.
Schumacher, Stefan; Matzinger, Joachim janë të mendimit se gardh vjen nga protoshqipja *garẟ-,[1] nga proto-indo-evropianishtja *gʰórdʰos, nga *gʰerdʰ- (“të mbyllësh, të rrethosh”) (krahaso anglisht yard ose kopsht, latinisht hortus, lituanisht gar̃das).
Por mbështetet gjithashtu një huazim i mundshëm nga gotik 𐌲𐌰𐍂𐌳𐍃 (gards).
Pozicioni gjeografik i shqipfolëseve mund të lidhet me gotik por pozicioni i menduar gjeografik i "greqishtes" se vjetër e përjashton një lidhje midis dy gjuhëve.
Eshte një fjakë tjetër që ka lidhje etimologjike me gërshet. Eshtë fjala gather e anglishtes e cila mendohet se vjen nga anglishtja e mesme gaderen, nga anglishtja e vjetër gaderian ("me mbledhur, mbledhur"), nga gjermanishtja protoperëndimore *gadurōn ("me bashkuar, bashkuar, mbledhur").
Eshte një fjaë tjetër që ka lidhje etimologjike me gërshet, është fjala *gjithë e cila kuptimin thelb e ka gjithë përfshirë së bashku sendet, qeniet a dukuritë e njëjta dhe jo të njëjta.
Pra, si përfundim gjuhësia e sotme nuk kupton ndërtimin thelb të fjalës rrënjë e cila është "mbledh dhe lidh së bashku duke i thurur (perqafuar) tek njëra tjetra dy ose më shumë elementë".
Gjuha që ka brënda saj fjalë që rrjedhin prej të njëjtës rrënjë është gjuha nga ku origjinon fjala. Fjalët që vërtetojnë origjinën prej shqipes të fjalës janë:
Gjithë, gardh, ngjis, thur, end, gërshet, kocidhe, grumbull.
ἀγαθίς 2, -ίδος = σησαμίς H.; σησαμίς = σησαμῆ ‘përzierje farash susami, të pjekura dhe të rrahura me mjaltë’.
Beekes i bën përshtypje shprehja ἀγαθῶν ἀγαθίδες 'sasi mallrash'. "fq?(v)"
Kjo fjalë është e njëjtë në kuptim me fjalën agathis 1, dhe kupton jo sasi mallrash, por "mbledhur" farëra të ndryshme bashkë.
Shiko gjithashtu ketu:
https://linguisticglob.blogspot.com/2022/12/new-etymology-how-language-is-created.html
Comments
Post a Comment