Skip to main content

The Albanian language codex

Kodet e Gjuhës Shqipe.

Gjuha Shqipe është një shembull i një gjuhe tepër të avancuar për fjalët gisht, dorë dhe krah.
Nga analiza qe i kam bëre gjuhëve qe fliten sot në botë për këto fjalë kam dalë në përfundimin që këto fjalë bazohet ne disa kode te gjuhes së vjeër shqipe:
1) Kodi i I-se. Piktograma e gishtit
2) Kodi I O-se. Piktograma e dorës.
3) Kodi I L-se. Ideograma e L-se. Aftësia lëvizëse e këtyre tre pjesëve të trupit në raport me trupin si system referemi bazë.
4) Kodi I R-se.- Piktograma bazë e krahut
5) Kodi I G- Piktogram e dores me gishtat. Lidhja (ngjitja) e gishtit me dorën, e dorës me krahun, e krahut me trupin. (Kemba nuk është ndërtuar ndyshe si fjalë, eshte gjithashtu një G)
6) Kodi I Y-se (pjesa e sipërme e krahut)
7) Kodi I U-se. Pjesa e ulët e krahut, kyçi i dorës.
8)Kodi I D-se-Ndarja e dy duarve, ndërtimi njëkohësisht i numrit njëjës ne brënda fjales dore, D gjysma e O-se ku O është një ideogram e së tërës.
9) Kodi I M-se= Piktograma e dorës me gishtat. Një kodim ndyshe i fjalës dorë e cila ka ndërtuar fjalën marr në shqip.
10) Kodi I T-se, pjesë fundore e diçkaje.
Kodet e I-se, Y-se, G-së, O-së dhe R-së janë nga më te vjetrat. Kanë lidhje me fjalet e tjera si ngjis, kry, nda (da), marr, rreth, rah, rreze, fund, kyç etj
Ri-Ndërtimi shqipes së vjetër
Grioh-shëndruar në *krah
Grya-pjesa e siperme e krahut, humbur si fjalë. Ekzistencën e saj e vërteton fjala n’gre-pjesa e ngritur e krahur)
Grul-Pjesa e ulët e krahut. Kyçi i dores, shëndruar ne klyç ne Çamërisht, kyç në Gegnisht
Dor(e)- E pa ndryshuar
Gist- Gisht. Pothuaj e pandryshuar
Për ndërtuesin e parë të gjuhës, trupi i njeriut është baza ku lidhen të gjithë gjymtyret në të, është një ideograme O bashkimi i te gjitha elementeve pjesë përbërese të një njësie piktogramike njerëzore.
Krahu është një ngjitje G në këtë O, lidhje me të, njësoj si gishti tek dora, këmbët tek trupi. Piktograma e krahut është një R, shikoni R-në me kujdes, dhe nuk ka ndryshim nga rrezja që del nga dielli nga ku origjinon piktograma e R në vetvete. Gjithshtë është një piktogram I.
Pra krahu ëshë një element I, G sepse është e ngjitur ne trup, R sepse është piktograma e krahut, del nga trupi njësoj si rrezja nga dielli, kodi I R-se, dhe rotullohet.
Pra fjala ka një ndërtimi tepër llogjike, tepër shkencor, bazuar në disa piktograma dhe ideograma.
Etimologjia eshtë shumë primitive të shpjegojë këtë ndërlikim të gjuhës të ardhur nga prodhimi i një mëndjeje shumë të avancvuar njerëzore.
Fillojmë me GISHT
Gisht, gjisht (toskërisht), glisht (toskërisht jugore, arvanitase)
shumës: gishtërinj, gishtërinj, gishtëna (gegë), glishtëra (arvanitisht)
Origjina dhe historia
Nga glisht më i vjetër dhe dialektor. Gjuhëtarët mendojnë që vjen nga protoshqipishtja *glista, nga proto-indo-evropianja *gʷelH- “me thumbue' (krahaso gjermanisht Kiel 'quill', lituanisht gãlas 'fund, majë', greqisht βελόνα 'gjilpërë').
Gjuhëtarët e PIE janë krejt gabim. Fjala Gisht nuk ka lidhje me fjalen thumboj, ose gjilpëre. Thumbi ka lidhje me G dhe gjilpera ka lidhje me I-ne por nuk mund të shpjegojnë ndërtimin gjuhësor gisht. Etimologjia ju humbet gjuhëtareve modern udhën drejt gjetjes sepse metoda e etimologjise anashkalon fazat kryesore të krijimit të gjuhës, nga ku ka lindur gjuha, kohën e ndërtimit të fjalës, anën piktogramike-simbolike te saj. Ndërtimi gjuhësor ështe nje lloj gjeometrie-metamatike tepër e sakte. Piktograma eshte gjeometria e fjales, forma e saj, simboli është matematikëzimi i saj, mendimi i saj.
Sa e vjetër është fjala gisht?
Shumë e vjetër. Te paktën 8000 vjecare, nëse mbani mënd zbërthimin tim per nënën me fëmije në gji, përëndeshën e parë protoshqiptare GY të kultures Vinka, që eshte fjala gji në gjuhën e sotme shqipe.
Ka dy fakte gjuhësore që përveç sa shpjegova më lart, vënë në një dyshim të madh gjuhëtarët e PIE.
Fjala për gisht në latinisht është *digitus dhe etimologjia sipas gjuhëtarëve modernë është nga proto-italishtja *digitos, nga proto-indo-evropiane *deyǵ- (“me tregue, vënë në dukje), variant i rrënjës *deyḱ- që jepte edhe latinishten dīcō (“Unë them, flas flas”) dhe finger te anglishtes.
Lidhjet indo-evropiane përfshijnë sanskritishten दिशति (diśáti, "të tregosh, të vësh në dukje"), greqishten e lashtë δείκνυμι (deíknumi, "të tregosh"), δίκη (díkē, "mënyrë, zakon"), anglisht e vjetër tǣċan ("të tregosh, vë në dukje”) (anglisht teach) dhe tācen (anglisht shenjë).
Ju që dini shqip mund të kuptoni lehtë që etimologjia e gjuhëarëve të PIE është në një udhë qorre. Ngatërrojnë kodin DI të dritës, diellit, dukjes dhe kodin flas më fjalën gisht.
Digitus (gisht) e latinish vjen nga:
DI GITUS
DI GIT US=
D IGIT=us mbarese
DIGITH=T>TH
DIGIS=TH>S
TIGIS=D>T
GISTI=rtc GIS me TI
GJISHT
Por rrënja pa aplikuar formulat e transformimeve fonetike është “GIT” ku të tjerat janë kode ndihmëse dhe transformime fonetike dhe ndryshime të formës të fjalës së parë të gjuhës shqipe të vjetër në mënyrë të pavullnetshme ose të vullnetshme. G është për e ngjitur tek dora, I është piktograma e gishtit dhe T eshte gjë fundore në lidhje me dorën dhe elementet e tjera të krahut dhe trupit.
Ndërsa ne Tajik gishti është ангушт (angúšt) qe kupton gisht, duket sikur thotë gushë (dhe gusha ka pak a shumë të njëjtin kodion G të gjuhës shqipe) . Ndonjë etimolog mund ta interpretoj angust si “gjë në anë”, gjë do të ishte shumë më e saktë nga etimlogjitë e sotme të kësaj fjale, edhe pse bazuar në kodet e shqipes së vjetër është etimologji e gabuar
Nga vjen kjo fjalë në Tajik?
Vjen nga persishtja e mesme ʾngust' nga proto-indo-iranishtja *Hangúštʰas, nga proto-indo-evropianishtja *h₂eng- ("përbashkët, vend bashkimi, bashkim").
Përsëri gjuhëtarët e PIE janë gabim.
Kuptohet lehte lidhja midis latinishtes digitus dhe persishtes *ngust. Persët asnjeherë nuk kanë qënë të pushtuar nga proto-italiket, ose proto-Italiket nga proto-persët, megjithëse vonë Roma me persët ishin ne një luftë të gjatë 700 vjecare midis tyre, por megjithate një kohe tepër e vonë në ndërtimin dhe huazimin gjuhësor.
Nga ka shkuar fjala digitus në proto-Italiket?
Distanca midis kulturës Vinka dhe qëndrës se Italise është afërsisht 1300 Km ndërsa distanca midis qendrës se Vinka dhe qëndrës të vëndbanimeve persiane është 3000 km.
Hipoteza ime është që këto fjalë janë përhapur prej një qëndre të vetme në të dy drejtimet. Kjo qëndër gjuhësore është qëndra vëndbanimeve të të parëvë të shqiptarëvë.
Evidencë vërtetuese shtesë e zbërthimeve kodike të mia:
Gjuha: Ngawun (Pama-Nyungan; Queensland, Australi), me 'dorë' merl dhe 'krah palkal'.
Ekzistojnë gjuhë që nuk kane fjalen 'krah'por një ose më shumë fjalë tregojnë përkatësisht një ose më shumë segmente kryesore të 'krahut' përveç 'dorës' si parakrahu dhe krahu. Një shembull është Chai (Nilo-Sahariane; Etiopi), që ka një fjalë për 'dorë', síyó, dhe një fjalë për të dyja 'parakrah', múní dhe 'krahu i sipërm', yíró, ndërsa i mungon një term për 'krah'. ' Gjuhët diferencuese si Chai, të cilave u mungon një fjalë për "krah" janë të rralla.
Shembujt te tjere vijnë nga Lonwolwol (oqeanik; Vanuatu), çekisht dhe Gurma (Gur, Niger-Kongo; Burkina Faso), përkatësisht duke treguar termat:, ruka dhe nu, të cilat tregojnë të dyja 'dorë ' dhe 'krah'.
Disa gjuhë të por megjithatë kanë gjithashtu një term për 'dorë' dhe/ose një për 'krah' që nuk tregon poliseminë 'dorë/krah'. Për shembull, Bambara (Mande; Mali) përdor bolo si për 'dorë' dhe 'krah', por ka një term alternativ, tègè, i përdorur për 'dorë' (dhe gjithashtu tregon 'pëllëmbë' dhe 'këmbë'). Semai (Mon-Khmer; Gadishulli Malajz) tregon tek, i cili në mënyrë shumëkuptimore tregon si 'dorë' dhe 'krah', dhe gjithashtu kengrit, i cili përcakton vetëm 'krah'. Jicarilla Apache (Athabaskan; Neë Mexico) tregon si 'dorë' dhe 'krah' me *gan, por gjithashtu përcakton të parën me l-lá dhe të dytën me ganí. Nëse një gjuhë tregon të njëjtin term si për "dorë" dhe "krah", l (identiteti) vlerësohet i pranishëm, edhe nëse ka terma të tjerë në leksikun e saj që tregojnë vetëm "dorë" ose "krah". '
Në disa gjuhë, një fjalë që tregon 'dorë' shtrihet gjithashtu në mënyrë polisemike në një segment më të madh të gjymtyrëve të sipërme, përveç 'krahut' që përfshin 'dorën' si pjesë. Për shembull, fjala indonezisht për 'dorë', tangan, tregon gjithashtu parakrahun (me lengan që i referohet 'krahut'). Në Kadazan (austroneziane; Borneo), hongon tregon si 'dorë' dhe 'parakrah', por meqenëse i referohet gjithashtu 'krahut'. Ka gjuhe qe përdorin një term të vetëm për tregojnë si 'gisht' dhe 'dorë'. Disa gjuhë janë polisemike me tre drejtime, duke përdorur një term të vetëm për të treguar të tre referentët, 'gishti', 'dora' dhe 'krahu'. Këto janë Cahuilla (Uto-Aztekan; Kaliforni), Cocopa (Yuman; Arizona), Comecrudo (izolim; Meksikë), Mesa Grande Diegueño (Juman; Kaliforni), Eudeve (Uto-Aztekan; Meksikë), Havai (polinezian; Haëaii), Pacoh (Mon-Khmer; Vietnam dhe Laos), Quileute (Chimakuan; Shteti i Uashingtonit), Seri (i izoluar; Meksikë), Tahitian (Polinezian), Tuamotuan (Polinezian; Polinezia Franceze), Apache perëndimore (Athabaskan; Arizona), Yagaria (Trans -Guinea e Re; Papua Guinea. 





All reactions:13Eduart Dhimarko, Isa Krasniqi and 11 others

Comments

Popular posts from this blog

Nephilim

N 'eh - Ph 'ih- L 'ee- M /  Nepheeleem Zacharia Sitchin (July 11, 1920 – October 9, 2010)  wrote the " Nephilim " (נְפִילִים) is derived from “nafàl" and means “fall". The term Nephilim occurs in Genesis 6:1-4, describing the point of time when three things began: men began to increase in number, came into existence the daughters of men , and the sons of God went to the daughters of men and had children by them. Is the "nephillim" really only a Hebrew word? That question is very subtle, however I think it has been more a limit of thinking for linguists rather than a serious argument. Let's begin first with the probable meaning the linguists think it is. We know that the " fall"  in every language means moving downward from a higher position involuntarily, usually by an accident, which maybe was the reason why Michael S. Heiser, PhD candidate, Department of Hebrew and Semitic Studies , University of Wisconsin...

Word creation. The "D" letter origin and the "D" pictogram rule of the word creation.

  In this article I will cover  the origin of the letter  D letter, and the pictogram concept of the word creation.  It was my first discovery of the word creation. In this blog I will give my discoveries, the rules of word creation of the European languages. Multiple theories exist as to how language first originated. Nobody is sure which one is true. Certified Translations Get Pricing Order Translation What is the Oldest Language in the World? There are over 7,000 languages in the world. Could there have been a time on the earth that we all spoke one language? If so, what is the oldest language in the world?  So what was the first language?  Discovering the first language that people spoke is difficult because so many languages died and were considered lost in history. However, ancient languages still survive until today; these languages may have been transformed a lot but their old origins may be traceable. Written languages existed but this does n...

Total positional tolerance at material condition

Total positional tolerance at material condition (Hole) Suppose the Ø 1.005 / 1.010 hole is inspected and there are six parts with different ID dimensions. Their actual sizes checked with run out methods give that their actual axis is to be .006” over and up from the true position even though they have different actual ID’s. We want to know which part is within true position tolerance at MMC. Parts to be acceptable require some calculation when is used the run out method.             In GD&T, maximum material condition (MMC) refers to a hole that contains the greatest amount of material.             To understand and memorize simply and logically the concept, I suppose that you have a part designed as a square with one hole in the center, Ø 1.005 / 1.010 . You have produced just 5 parts and measured their holes. The hole of part #1 is on the low side of its tolerance Ø 1.005" and the hole of part #5 is on high sid...