Skip to main content

The etymology of the word Wine

Wine në anglisht, vino në italisht, ወይን
weyini në Ahmaric, вино në gjuhët sllave, etj. Vetëm gjuha Baske dallohet me një fjalë të veçantë *ardoa, që mendoj ka lidhje me fjalën hardhija të gjuhës së parë shqipe.
Hardhija thonë vjen ga protoshqipja *harδ, e cila unë mendoj është e saktë. Ose ndoshta burimi i emrit është prej fisit ilir Ardiaei që ishin kultivues të famshëm të hardhisë dhe vēnës, ose verës të standartit, jo stinës së verës por pijes së verës.
Thonë që origjina e Vēnës, Verës është gjuha Latine por po të kthesh V-në në U, kuptohet lehtë origjina e emrit. Nga Vino bëhet Uino, Ujino. Një V ishte një U. Eshtë e njohur që romakët nuk e kishin shkronjën U, por vetëm V. V ose U në Latin, ishte e njëjta shkronjë.
Kultivimi i rrushit filloi ndoshta 8000 vjet më parë dhe fruti është përdorur si ushqim njerëzor gjatë historisë. I ngrënë i freskët ose në formë të thatë (si rrush i thatë, rrush pa fara), rrushi gjithashtu ka një rëndësi kulturore në shumë pjesë të botës, veçanërisht për rolin e tij në prodhimin e verës. Produkte të tjera që rrjedhin nga rrushi përfshijnë lloje të ndryshme lëng rushi, uthull dhe vaj.
Pa të analizoni fjalët në këtë grup të gjitha kanë një U ose V. Lëngu vjen nga një ULANG që për mua do të thotë uj-lan-g, pra uji që del nga një objekt g-i, lidhje g, frut në rastin tonë. Uthull është e dukshme lidhja me ujë dhe thull-thartë. Vaj po ashtu nga një Uai>Uja.
Imagjinoni si kanë bërë të parët e shqiptarëve kur prodhuan verën?
Rushi ka reth 81 përqind ujë por nuk është në formë të lëngshme. Dallimi gjuhësor në atë kohë për ta kur i n'danin si emra një objekti jo i lëngshëm me një të lëngshëm për ta do të ishte një ujë dhe objekt frut, jo ujë.
Si e zbuluan bërjen e verës?
Shqipëria nga studimet ka rezultuar si një nga vëndet e pakta në Europë që rritej rrushi i egër gjatë periudhës akulljnajore.
Rushi mendoj u zbulua për herë të parë kur një nga të parët e shqiptarëve u ngjit në një pemë dhe mblodhi rrush të egër që rritej në një hardhi të egër dhe i shijoi fruti. Pas kësaj të parët e shqiptareve kanë marrë farat e rushit dhe i kanë mbjellë.
Zbutja e rushit dhe kultivimi i tij ka marrë kohë për të parët e shqiptarëve por vera mendoj u zbulua pas kultivimit kur prodhohej rrush me bollëk.
Besoj se ata gjetën një mënyrë ta mblidhnin rushnin dhe ta vendosni në një enë mbajtese prej druri. Nëse nuk e konsumon gjithë rushin për një kohë të caktuar dhe e lë rushin në mbajtësen e rrushit për një kohë më të gjatë rushi do fermentohet dhe do lëshojë ujin në fund të enës ujin e tij, uji i rushit i grumbulluar në fund është vera e parë e prodhuar nga të parët e shqiptareve dhe e quajtën Wuin, ose Uina, ujin e rushit. Kuptohet pasi e pinë për herë të parë janë ndjerë të kënaqur, kënaqur nga ka-anda, dhe kuptuar ndryshimin në sjelljen e tyre, e cila nuk ishte e zakonshme, si ajo para pirjes së ujit të rushit të ngelur në enën mbajtëse.
Më vonë e shtrydhën rrushin për të marrë ujin e tij që kot nuk quhet musht në shqip, musht= "me Uj është" që vjen nga një muist që shqiptarët i thonë musht por anglezët i thonë moist që kupton lagështirë, por me gjuhën e parë shqipe kupton "me ujë është". Duket qartë lidhja etimologjike ndërmjet musht dhe moist sepse rrënja thelb e tyre është UI, ujë me shqipen e sotme.
Pra, shtypja dhe shrydhja e rrushit me këmbë ndodhi më vonë për te shpejtuar proçesin e marrjes se ujit të rushit, kthimin e frutit në gjendje të lëngshme që kur e bën për herë të parë sìç e thamë nuk kishte rrugë tjetër veçse ti vinin një emër që e kishin në përdorim nga UI (uj). Në kallzore vetëm shqipja e ka " i marr ujin rushit". Wujin ose Ujin e rrushit në fillim e kanë përdor si emër për herë të parë thjesht sepse ishte një gjë e re për ta, nuk kishin emër për këtë gjë të re në gjuhën e tyre.
Etimologjia e Vino të latinishtes
Vino=
Uino=
Ujno nga ujë e shqipes.
ose nga
WUIN=
VIN+O=V edhe U edhe V, përgjithësisht W (VU)
Latinët shkruan një emër të gjuhës shqipe. Meqenëse kishin vetën një shkronjë për V dhe U kuptohet që do shkruhej me V dhe jo me U origjinale të tingllit të gjuhës mëmë të fjalës, gjuhës shqipe.



Comments

Popular posts from this blog

Nephilim

N 'eh - Ph 'ih- L 'ee- M /  Nepheeleem Zacharia Sitchin (July 11, 1920 – October 9, 2010)  wrote the " Nephilim " (נְפִילִים) is derived from “nafàl" and means “fall". The term Nephilim occurs in Genesis 6:1-4, describing the point of time when three things began: men began to increase in number, came into existence the daughters of men , and the sons of God went to the daughters of men and had children by them. Is the "nephillim" really only a Hebrew word? That question is very subtle, however I think it has been more a limit of thinking for linguists rather than a serious argument. Let's begin first with the probable meaning the linguists think it is. We know that the " fall"  in every language means moving downward from a higher position involuntarily, usually by an accident, which maybe was the reason why Michael S. Heiser, PhD candidate, Department of Hebrew and Semitic Studies , University of Wisconsin

Total positional tolerance at material condition

Total positional tolerance at material condition (Hole) Suppose the Ø 1.005 / 1.010 hole is inspected and there are six parts with different ID dimensions. Their actual sizes checked with run out methods give that their actual axis is to be .006” over and up from the true position even though they have different actual ID’s. We want to know which part is within true position tolerance at MMC. Parts to be acceptable require some calculation when is used the run out method.             In GD&T, maximum material condition (MMC) refers to a hole that contains the greatest amount of material.             To understand and memorize simply and logically the concept, I suppose that you have a part designed as a square with one hole in the center, Ø 1.005 / 1.010 . You have produced just 5 parts and measured their holes. The hole of part #1 is on the low side of its tolerance Ø 1.005" and the hole of part #5 is on high side of its tolerance Ø 1.010". Here is the question: W

The connection between the Albanian language and Sumerian/Akkadian

Lidhja e gjuhës shqipe me sumerishten/akadishten. Akadishtja është një gjuhë magjepsëse—gjuha më e hershme që gjuhetarët e cilësojnë gabimisht semite—që ka mbetur e pashprehur për 2000 vjet. Vetëm në 200 vitet e fundit studiuesit kanë qenë në gjendje të deshifrojnë gjuhën e lashtë falë mbishkrimeve në pllaka guri dhe balte. Në vitin 2011, Universiteti i Çikagos më në fund botoi fjalorin e tij epik në tërësinë e tij. Më bëri shumë përshtypje një nga fjalët e para të fjalorit, fjala ABALU qe do të thotë të sjellësh, të transportosh, të mbartësh, të mbash fëmijën e palindur e thënë kjo per nje grua me barrë, etj. Abalu më bëri të mendoj për fjalët shqipe 'bie', 'grua me barrë', m'bart etj. Në atë fjalë-koncept janë tre embrioforma fillistare të gjuhës shqipe dhe origjinojnë prej vetë gjuhës shqipe. Me e nda në rrokje ABALU kemi A BA LU, kuptimi i tre fjalëve të dialektit Gege dhe del shumë qartë kuptimi i lëvizjes nga vëndi, dhe si pasojë dhe lëvizjen nga një vend në