Kodi I i gjuhes shqipe
Mic dhe mikron.
Mic dhe mikron.
Cila gjuhë e ka huazuar fjalën, greqishtja e vjetër apo Gegnishtja?
mic,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -a(t), edhe si mbiemër; fjalë a shprehje krahinore; me ngjyrim përkëdhelës; fëmijë i mitur; kafshë me trup të vogël: kalë mic.
Mikron vjen forma atike e greqishtes smikros "i vogël, i vogël, i imët, i parëndësishëm, i lehtë", ndoshta nga PIE *smika, nga rrënja *smik- "i vogël" (burimi gjithashtu i gjermanishtes së lartë të vjetër smahi), por Robert Beekes e mendon atë një fjalë paragreke.
MICRO është përdorur dhe përdoret edhe sot në gjuhën Gege te përditshme te folur. Për shembull, mos e 'micro' ndonji gjësend (diçka) aq shumë (bukë, letër...), ose mos i 'MICRO' ma shumë sepse copat janë të vogla, ose mos e bëj 'micra micra', nuk mund të lexohej libri sepse shkronjat ishin krejt 'micra' të vogla. Prindërit qortojnë shpesh kur fëmijet hanë pak sepse nuk u pëlqen ushqimi ose kur nuk kanë uri dhe gëlltitnin kafshime të vogla, duke thënë të mos ‘microni’ por hani ma(më) shumë.
mic,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -a(t), edhe si mbiemër; fjalë a shprehje krahinore; me ngjyrim përkëdhelës; fëmijë i mitur; kafshë me trup të vogël: kalë mic.
Mikron vjen forma atike e greqishtes smikros "i vogël, i vogël, i imët, i parëndësishëm, i lehtë", ndoshta nga PIE *smika, nga rrënja *smik- "i vogël" (burimi gjithashtu i gjermanishtes së lartë të vjetër smahi), por Robert Beekes e mendon atë një fjalë paragreke.
Dhe Robert Beekes ka të drejtë.
Forma paragreke është fjala gegenisht Mic. Dhe Mic vjen nga i-code, të cilin e kam shpjeguar në postime të tjera.Kur është i, është numri një, por është një fillim, një filiz, një bir, një bij, ose bile ne Camerisht, janë në fazën e parë të rritjes së tyre. Kur lind, kur është filiz, bir, bij, kur mbin, kur është në fillim, matematikisht kemi të bëjmë me njësinë më të vogël të rritjes, por edhe fizikisht ato janë njësia më e vogël e peshës, gjatësisë dhe madhësisë.
Fjala greke nuk mund të jetë më e hershme se fjala shqipe. Se pari, MIC është fjalë njërrokëshe, ndërsa fjala greke, duke analizuar formën e fjalës O-MIC(k)-RON tregon se ka kaluar në përpunim dhe formim të mëvonshëm. Pranuar nga gjuhëtaret që fjalët njërrokëshe përdoreshin rregullisht për komunikim ne një faze me të hershme te gjuhës së folur.MICRO është përdorur dhe përdoret edhe sot në gjuhën Gege te përditshme te folur. Për shembull, mos e 'micro' ndonji gjësend (diçka) aq shumë (bukë, letër...), ose mos i 'MICRO' ma shumë sepse copat janë të vogla, ose mos e bëj 'micra micra', nuk mund të lexohej libri sepse shkronjat ishin krejt 'micra' të vogla. Prindërit qortojnë shpesh kur fëmijet hanë pak sepse nuk u pëlqen ushqimi ose kur nuk kanë uri dhe gëlltitnin kafshime të vogla, duke thënë të mos ‘microni’ por hani ma(më) shumë.
Në një krahinë të Dardanise, ende e përdorin fjalën micul, në kuptimin e vogël, e mirë!
Përdoret gjithashtu në veri MIC për fëmijën e fundit dhe MEC për djalë/bir.
Gjithashtu kemi *mickë edhe në toskërisht. Moj mickë. Mickë. Micka.
Prandaj kemi little (litëll) ne anglisht, filius në latinisht, imët në shqip, etj.
Kjo është origjina e vërtetë e gjuhës PIE.
Comments
Post a Comment