Fjala kridhem është shembull i qarte i shkrirjes së një emri me një folje për të formuar nji fjale të re. Kushtojini vëmendje dhe lexoni këtë shpjegim të krijimit të fjalës, që nuk ekziston në librat e sotëm të gjuhëve europiane.
Le të supozojmë se nuk kemi ende një fjalë për *kridhem. Kur *kridheni pjesa e trupit që do të prekë fillimisht ujin është krey i trupit tend, kryet.
Emri është *krye në shqip.
Ekziston edhe një lëvizje-veprim që duhet të jetë në krijimin e fjalës së re. Ekziston folja *hedh, e cila në formë aktive-vepruese mbi nje objekt,(une) hedh një objekt që është *hedh/ "hedh gurin", dhe në formën pasive-vetevepruese kur hedh veten "hidhem".
Kur hidheni në ujë me orientimin e trupit nga kryet fillimisht kombinimi i fjales do të jetë *krye+ *hidhem. Shqiptarët e sotëm përdorim të dy konceptet "hidhem me koke/kry" ose *kridhem.
Nuk duhet të mendoni gjate te gjeni etimogjinë e fjalës kridhem. Është aty në konceptin *hidhem me kry/koke.
Kështu që:
kryhidhem>krihidhem>kridhem ku *hi bie gjatë përdorimit të fjales në kohë. Mendoj se kridhem është një fjale shumë e vjetër.
Cili është përkufizimi shkencor i sotëm i *kridhem
1. të hidhesh në ujë sëpari me krye.
Jo çuditërisht për mua ky përkufizim i fjalës *kridhem duke përdorur sëpari kokën mungon në fjalorin shqip. E di që kemi sllavoalbanologë por nuk jam i sigurt nëse ekzistojne gjuhëtare shqiptarë apo jo.
NGRE DHE KRYE gjithashtu janë të lidhura ne forme dhe permbajtje. Krye është pjesa më e NGRITUR e trupit. KRYE>N'GRYE
Comments
Post a Comment