Thelbi i etimologjisë eshtë që forma e fjalëve (shkronjat-tingujt) dhe kuptimet e tyre të përfundojnë në përputhje. Çdo fjalë vjen nga një mjedis shoqëror historik dhe shërben për zhvillimin e funksioneve të jetës së dhe punës së përditshme të njeriut që nga koha kur filloi ti jepte çdo grup tingujsh një simbol dhe një kuptim të veçantë. Një mjedis shoqëror që nga koha kur filluan të ndjenin dhe shprehinin marëdhëniet midis tyre, marëdhëniet e tyre me botën që i rethonte, sigurimin e ushqimit, vazhdimēsisë së jetes, riprodhimit tê saj, edhe për këtë arsye, për të mbijetuar, për të ekzistuar, për t'u mbrojtur dhe vazhduar ekzistencën e fëmijëve të tyre. "Shikimi" ishte kapitulli kryesor i jetës së tyre, "sheh" dhe "njih" ishte njohja e tyre e parë. Drita e diellit dhe sytë e njeriut” kanë bërë dhe sjellë njohjen. Sytë do të shohin në praninë e dritës pemët, tokën, kafshët, njerëzit e grupit dhe nëse humbet drita, sytë humbasin rolin e tyre dhe për rr