Skip to main content

The truth about ἀπό/apo of ancient Greek


Çfarë është ἀπό/apo e Greqishtes së vjetër? 

Kthehemi përsëri tek fjala *apokalipse. 

Versioni i dhënë nga gjuhëtarët  është qe fjala apokalipse ka rrënjët greke, me *apo- (që do të thotë "pa") dhe *kaluptein (që do të thotë "mbulesë"), të kombinuara japin *pambulese.

Nga e ka  origjinën vetë parashtesa negative *apo?

Gjuhëtaret kane pranuar si te vërtete që ἀπό vjen nga greqishtja e lashtë, nga proto-helenishtja *apó, nga proto-indo-evropianja *h₂epó . Kognatet me sanskritisht अप (ápa, "larg, jashtë"), latinisht 8ab ("nga"), protosllavisht *po dhe proto-gjermanisht *ab (anglisht e; shih gjithashtu pas ), dhe shqip *pa.

Siḉ e shihni e kanë ne futur Shqipen ne grupin e Kognateve, jo huazim, edhe *pa te shqipes. Kognate do të thotë që *pa dhe *apo të dyja fjalët kanë origjinën nga e njëjta fjalë rrënjë, nuk janë huazime.

Të kuptojmë fillimish parashtesat negative.

Një parashtesë është një ose disa shkronja të shtuara përpara një fjale ose një rrënjë të fjalës për të ndryshuar kuptimin e saj. Një parashtesë negative është një parashtesë që e kthen kuptimin fjales në të kundërtën e saj. Në Shqip një mënyrë për të dhënë kuptimin e kundërt të fjalës është duke shtuar parashtesën *pa tek emrat, mbiemrat dhe foljet.

Për shembull, parashtesa *pa mund t'i bashkëngjitet mbiemrit * i kenaqur për ti dhëne mbiemrit kuptimin e kundërt *i pakënaqur. Ose mund të përdorni ndajfoljen negative jo. Jo i kenaqur. I mbuluar, jo i mbuluar, i pambuluar, nuk ka asnjë ndryshim në kuptim midis këtyre dy formave.

Pra:

i pakenaqur=jo i kënaqur

i pambualuar=jo i mbuluar

Tani shkojmë në matematikën llogjike, meqënëse si *pa ashtu dhe *jo e kthejnë kuptimin e mbiemrit "i kenaqur" në të kundërt kemi:

pa=jo

Tani që *apo dhe  *pa kanë një rrënjë e pranojmë, po ashtu pranojmë fantazmën proto-indo-evropiane *h₂epó por prapë nuk mund të kuptojmë origjinën të hershme të *apo-së.

Shkojmë tek grupi i parashtesave negative ku kemi nje parashtese negative shume te njohur në gjuhët Europiane që e cilesojnë me origjinë greke. Eshte parashtesa negative *a, si për shëmbull përdoret tek asimetri, jo simetrike.

Pra, kemi të bëjmë llogjikisht më mohim të pohimit.

Si do të ishte negativja e vetë fjalës pohuese *po të Shqipes me parashtesën negativë te greqishtes *a. Do të ishte:

a+po=apo

Matematika llogjike jep që:

Negativja e *po është e barabartë me  kuptimin e *jo.

Pra: apo=jo

Origjina e fjalës *apo të greqishtes është *po e Shqipes me parashtesë negative *a.

Dhe evidenca e metejshme e kesaj matematike të logjikës eshtë vetë njësia gjuhesore lidhëza *apo e Shqipes së sotme, që jeton ende ne këtë gjuhë, por pas 3000 vjetësh, por është evoluar sepse tani kundërvë jo vetëm një fjalë por dy pjesë të një fjalie, os e dy gjymtyrë të një togfjalëshi. Është rritur dhe zmadhuar për 3000 vjetë.

*Apo e greqishtes është tek vetë *apo e Shqipes së sotme dhe nuk është tek *pa e Shqipes. Pa e shqipes është bija me të njëjtin gjak e *apo të shqipes.

 apó lidhëz; 
1. përdoret për të kundërvënë dy fjali, dy pjesë të fjalisë a dy gjymtyrë të një togfjalëshi foljor, kur shprehim mohim,

Pra *apo e greqishtes antike ka ardhe nga Shqipja.

Greqishtja antike ka ναι (nai) per fjalën po.

 


Comments