Origjina e përziej, trazoj, zar, zjarr, ziej.
PRASH-IS=It mbarese
PRAS=
PRAZ=
PRATH=Ku S>T
Pe RATH=Be RATH
Folja e gjuhës shqipe trazoj çuditërisht, ka kuptimin e parë të saj "përziej".
Cili është ndryshimi midis përziej dhe trazoj?
A është përziej kur vendos së bashku në një kusi, ne një vënd dy përbërës të ndyshëm si ujë dhe lakër për shëmbull, ndërsa kur e rrotulloj lëngun gjatë zierjes është trazoj?
Zëmra semantike e dy foljeve mesa duket vjen nga dy burime të ndryshme. Përziej është kur vendos dy përberës të ndryshme bashkë për ti zier, zënë bashkë, ngjizur, mbledhur bashkë ndërsa trazoj kur i lëviz nga pozicioni i tyre fillistar, i rotullon përbërësit per të ndihmuar zierjen e tyre, ngjizjen, bërjen e tyre në një të gjë vetme, duke përdorur duart, një lugë a me ndonjë mjet tjetër.
Përziej është kur bashkon dy dhe me shumë përbërës bashkë në një vend, hedh një lëng në një lëng për ta tretur, për ta bërë një lëng të vetëm, por trazoj është gjithashtu kur diçka kthehet nga ana tjetër, rotullohet ku nuk ka shumë rëndesi semantike është nje perberes ose bashkim i dy dhe me shumë përbërsve, për shembull, trazoj plehun.
Trazoj qumështin ka të bëjë me veprimin mbi një përbërës të vetëm, përzierja pas bashkimit bëhet një element i vetëm, ndërsa perziej ka t'bëje bashkimin e dy ose me shumë përbërësve. Trazoj brumin. Trazoj miellin. Ndërsa perziej brumin, përziej miellin tingellon jo natyrshmën në shqip. Kur përziej dy lëndë të ndryshme, i vendos në një vënd bashkë ka dallim semantik me trazoj bashkimin e tyre, prish rendin a rregullin e tyre tek njëri tjetri; i ngatërroj ato.
Kur trazojmë zjarrin çfarë bëjmë?
Lëvizim drurët ti vendosim më mirë mbi njëri mbi tjetrin nën flakën e zjarrit. Kur trazojmë prushin me mashë e rotullojme prushin në vetvete.
Kur u ndërtua fjala për herë të parë mendoj që nuk asht ndërtu bazuar në të gjitha rastet kuptimore që kemi ne për fjalën sot, dhe nuk ka pas gjithashtu një vlere semantike përgjithësuese që ne kemi për atë fjale sot, e cila shpesh i trazon etimologët në gjetjen e etimologjisë së fjalës kur kapen nga një performance kuptimore që ka sot fjala ose e përgjithësojnë atë kur zemra e fjalës është krijuar nje kohe te caktuar dhe nga objekt, ndodhi ose veprim specifik.
Eshtë e qarte që përziej ka të bëjë me zierjen e një bashkimi të dy osë më shumë përbërsvë , ose zënien, ngjizjen, baskimin e tyre në një gjë të vetme, me perdorimin e zjarrit, një enë guri, uji, përbërësit e tjerë si perime,mish,etj.
Etimologjia e përziej ka dy zhvillime:
Nga:
PERZIEJ=
PER ZIEJ=
BER ZIEJ=
BERE ZIEJ=bo me e zje
Kuptimi: Me ndihmu zierjen. Mundësi origjinimi nga një veçori e rëndësisëshme për përgatitjen e ushqimit. Shpikja e zjarrit solli dhe shpikjen e zjerjes në pergatithjen e ushqimit të proto-shqiptarëve. Prandaj fjalët zjarr dhe ziej janë shumë ngjitur etimologjikisht, gjitonë në vargun e krijimit të fjalës
Ose:
PERZIEJ=
PER ZIEJ=
BER ZIEJ=
BER ZI-EJ=Ej mbarese
BERE ZE
Kuptimi: Bën zënien e dy ose më shumë përbërsve në një të vetëm . Mundësi origjinimi nga një fjalë e dërtuar më herët në vargun e fjalëve gjatë krijimit gjuhësor.
Ndërsa trazoj duket më e nderlikuar. Përveç trazimit të një përzierje gjatë zjerjes kemi dhe trazoj dikë duke e prekur me dorë, duke i thënë fjalë që e mërzitin ose duke e tallur, nuk e lë të qetë.
Trazon fëmijët, fut përçarje ose grindje ndërmjet dy a më shumë njerëzve; ngatërroj. I trazoi të gjithë, e cila është ndryshim i një gjëndje të mëparshme ekzistuese të tyre, të qetë, jo të trazuar.
Por kur e turbulloj ujin e gjolit, ose prashis, trazoj tokën për me e mbjellë për të dytën herë, trazoj dheun kemi të bëjmë me lëvizjen e ujit, me rotullimin e dheut, levizjen rotulluese të tij ne vëtvete, ndryshimin e gjëndjes ekzistuese të tyre.
Pra, ndryshimi thelbësor midis përziej dhe trazoj mendoj është veprimi i levizjes. Përzierja eshte kur vendos dy përberes te ndryshëm bashke në nji vënd për një qëllim të caktuar, ndërsa trazoj eshte lëvizja e tyre, rotullimi i tyre për një qëllim të ndryshim nga ai i përzierjes.
Duke qenë shumë afër si koncepte kuptimet e tyre zëndesonin njera në gjuhën e popullit gjatë përdorimit të gjatë në mijëvjeçare.
Simboli ideogramik i trazoj është luga e drurit që rutullon lëngun me mishin, që po zien.
Te dy foljet janë shumë të vjetra. Të dyja kanë të bejnë me zierjen, zjarrin, me përgatitjen e ushqimit, ujin, zierjen e ushqimit dhe në fillim të krijimit të tyre kanë pat kuptime të veçanta.
Në fakt trazoj mendoj që rrjedh nga:
TRAZOJ=
TRAZ-OJ=oj është mbaresë
Te RAZ= T RRATH=ku dhëmboret kalojnë nga Z>TH dhe anasjelltas.
Kuptimi: të rotulloj me shqipen e sotme.
Mendoj që PRASHIS është gjithashtu origjina etimologjike e fjalës
PRASHIS=PRASH-IS=It mbarese
PRAS=
PRAZ=
PRATH=Ku S>T
Pe RATH=Be RATH
Kemi një fjalë tjetër në gjuhën shqipe fjalën ZAR që mëndoj është rotullim i RAZ, anagrama e RAZ, e cila mendoj ka të njëjtën origjinë me trazoj, vjen nga një transformim i RRATH. *Razo e latininshtes është huazuar prej Rath të shqipes. RTH është fjala e parë e ndërtuar, dhe dëshmohet alfabetin e gjuhës së Danubit. Mendoj që RRATH është një fjalë 8000-9000 vjecare e shkruar Si RTH. Mendoj që rath është gjithashtu origjina e fjalës sferë, spharai në greqishten antike e cila ka ngel pa etymologji.
Përfundim: Trazoj që vjen nëpërmjet trajtës "te rotulloj" e cila në fillim te krijimit gjuhësor ka qënë thjesht një nji-rrokshe RRATH. Mendoj që ndërtimi gjuhësor R dhe Rrath përbën zëmrën kryesore të ndërtimit të gjuhes Shqipe nga ana gjuhësore dhe filozofike.
Comments
Post a Comment