Lidhja midis foljes shqipe "pjellë" dhe fjalës latine "pollen" është tepër e dallueshme për një shqipfolës te thjeshtë.
Mendoj "pjellë" vjen nga e njëjta rrënjë edhe kuptimi pasiv i foljes "bhor" (bëj). Koha e shkuar e kësaj folje është "polla. Mendoj se kjo folje është origjina e "pollen" të latinishtes. Sot kuptohet si pollen "mulli pluhur; miell i imët", e cili lidhet me polentën "elbi i qëruar", dhe ndoshta me greqishten poltos "pap, qull" dhe sanskritisht "pálalam" "fara të bluara", por origjina përfundimtare e fjalës pranohet nga gjuhëtarët seriozë që është e pasigurt.
Ngjashmëria fonetike midis "pjellë" dhe "pollen" është e pakundërshtueshme, por edhe lidhja semantike midis kuptimit të polenit dhe pjelljes si simbol i pjellorisë eshte jo vetëm nje dëshmi e pakundërshtueshme e origjinës së fjalës latine prej gjuhës shqipe por ngjashmëria e tyre formë-përmbajtje është gjithashtu magjepsëse, poetike.
Folja shqipe "pjellë" ka lidhje me rrënjën *bhor (për të bërë), dhe kuptimi pasiv i kësaj foljeje ka ndikuar në zhvillimin e fjalës latine "pollen".
Krahasoni vetëm format e foljes të së tashmes dhe së shkuarës, sidomos format e shkuara "polla, pollen" për të kuptuar strukturën e formës së foljes pjell të gjuhës shqipe, ku format e shkuara tregojnë fare qartë origjinën e "pollen".
Fjala latine "pollen" është lidhur dhe krahasuar me gjuhë të ndryshme, përfshirë greqishten dhe sanskritishten, por pa dobi.
Origjina përfundimtare e saj eshtë folja e gjuhës shqipe "pjellë".
Një tjetër folje e gjuhës shqipe që e vërteton origjinën prej gjuhës shqipe është folja "mbjell" që lidhet vërtet me konceptin e polenit dhe të pjellorisë. "M-bjell" është një variant i rrënjës *bhor (për të bërë), të cilën e kemi parë me fjalë të tjera të lidhura.
Lidhja mes “mbjell”, "pjell" dhe "pollen"-it është një lidhje logjike e pankundërshtueshme, pasi "pollen"-i ashtu si mbjellja është thelbësor për riprodhimin e bimëve. Kjo folje e gjuhës shqipe ka ndikuar në zhvillimin e fjalëve të lidhura në gjuhë të tjera, duke përfshirë latinishten dhe greqishten.
Dhe shembulli i fundit është folja "le" e gjuhës shqipes e cila mbart të njëjtin kuptim të foljes "pjell" nga një rrënjë e përbashkët. Ndryshim i performancës kuptimore të sotme ndërmjet tyre është:
*mbjell është nisja e procesit të bërjes ndërsa pjellja, le, lind përfundim i këtij procesi, por janë një proces i vetëm, pa mbirje nuk ka pjellje, pa pollen nuk ka pjellje.
Uniteti i gjuhës shqipe ku konceptet-fjalë janë shumë afër njëra tjetrës dhe shumë afër tek një rrënjë e parë e përbashkët e tyre fonetike dhe në semantike qe mbart rrënjen primordiale thelb të formës dhe të konceptit.
A ka një lidhje midis konceptit "pjell" dhe konceptit të lashtë "grek" *polis (πολίς, qytet) dhe fjales tjeter të "greqishtes" së vjetër πολλός (pollos) (shumë)?
Të gjitha keto forma vijnë prej rrënjës së gjuhës shqipe *bhor (të bësh), dhe foljes të gjuhës shqipe "pjellë".
Lidhja midis " bhor", "pjell" dhe "poli" qëndron në idenë e krijimit, pjellorisë dhe rritjes. Koncepti abstrakt "shume" vjen nga një koncept-fjale konkrete, e shikueshme si ai i pjelljes.
Pjellja thjesht nënkupton një rritje të sasisë, një shumëfishim të jetës. Nga kjo origjine vjen dhe plenty (shumë) e anglishtes.
Lidhja midis konceptit abstrakt të "shumë" dhe konceptit konkret, të vëzhgueshëm të pjelljes është një aspekt themelor i mendimit dhe gjuhës njerëzore që prej lindjes së saj.
Kjo lidhje kuptohet përmes konceptit të shtrirjes metaforike te fjales konrete "pjell". Paraardhësit tanë filluan me përvoja konkrete, të prekshme si pjellja, e cila sillte rritje te numrit , dhe më pas i zgjeruan këto koncepte në mënyrë metaforike për të përshkruar ide më abstrakte si sasia, ose koncepti shumë.
Folja "pjell" dhe "bërja" mishëron këtë shtrirje metaforike. Nga akti konkret i pjelljes që nënkupton një rritje në sasi dhe një shumëzim të jetës, del në pah koncepti i greqishtes së vjetër "pollos", ose "plus" e latinishtes, ose "plenty" e anglishtes.
Keto lidhje logjike zbulon sesi gjuha dhe mendimi njerëzor evoluojnë nga përvoja konkrete në koncepte abstrakte, duke demonstruar natyrën e mishëruar dhe metaforike të njohjes njerëzore.
Një shëmbull tjetër që nxjerr në pah rëndësinë e gjuhës shqipe në formësimin e zhvillimit të gjuhëve dhe kulturave evropiane.
Comments
Post a Comment