Poshtë dhe depozitoj (depozit).
Poshtë (ndajfolje) e gjuhës shqipe.
Origjina:
Një formim në -shtë > *-est, nga posh, nga proto-indoevropianishtja *pṓds. Ka lidhje me hititishten (pata), "greqishten" e lashtë πούς, ποδός (poús, podós), anglishten e vjetër fōt ("këmbë").
Orel sugjeron një huazim nga latinishtja poste, poste ("pas, prapa"), por problemet fonetike dhe një ndryshim rrënjësor në kuptim e bëjnë të pamundur.
Ndërsa depozitim: nga latinishtja depozitus, paskajorja e deponere "shtroj mënjanë, vë poshtë, depozitoj", përdoret gjithashtu për lindjet dhe bastet, nga "larg" (shih de -) + ponere "për të vënë, vendosur".
Është kjo etimologji e saktë?
Cila është "poshtë" dhe cila është "vendos" ne fjalën latine?
"Deponere" kuptonte "shtroj mënjanë, vë, depozitoj", përdorej për lindjet, e cila vjen nga de "larg" (shih de-) + ponere "me vënë, me vendos" (paskajorja positus.
Çlidhje llogjike ka "larg vendos" me depozitë?
Deposit ka fjalën shqipe poshtë, sepse fjala latine për pas eshtë "poste" nuk eshte me kuptimin "poshtë" , dhe për poshtë në latinisht është "deorsum".
Ku qëndron lidhja llogjike e rrënjës së fjalës?
DEPOSITE=
DE POSITE=
DHE POSTE=
DHE POSHTE
"Dhē poshtë" thotë shqipja. Kuptimi i vjetër i parë është "dhė poshtë". Etimologjia tradicionale e "depozit" e gjurmon atë në latinisht "depositus", që rrjedh nga "de" (larg) + "ponere" (për të vënë ose vendosur), por kjo paraqet sfida fonetike dhe semantike."Depozitë" lidhet me shqipen "posit" (poshtë) dhe "dhe" (dhē). Zbërthimi i "depozitës" në "de" + "posite" ēshtë "dhe posht".
Dy janë mundësitë e para kuptimore të fjalës, mundësia që "dhē" është në kuptimin me dhanë, jep dhe e dyta që "dhê" do të thotë tokë, dhe "dhe poshtë" nënkupton "nën tokë" ose "nën sipërfaqen e tokës". Këto afrojnë shtresën kryesore kuptimore. Padyshim rrënjën kryesore e mendimore e mban fjala "poshtë" e gjuhës shqipe, që i mungon latinishtes.
Kjo fjalë mund të lidhet me praktikat e lashta të futjes së ushqimit në dhē, si mishi, për ta ruajtur atë. Kjo sjellje vërehet me të vërtetë te kafshët si dhelpra dhe qentë, dhe ka të ngjarë që njerëzit e hershëm të përdornin këtë metodë për të ruajtur ushqimin për ta ruajtur nga temperatura e lartë, pasi dihet që nëntoka është më e fresket se mbitoka si dhe ruajtur ushqimin nga kafshët në fazat e hershme, ose ruajtur ushqimin për një periudhe të mëvonshme kur ktheheshin duarbosh nga gjuetia e kafshëve, kur gjuetia ishte e vështirë për shkak të faktorëve të ndryshëm dhe gjetja e ushqimit ishte e vështirë.
Praktika tradicionale e ruajtjes së produkteve bujqësore si patatet dhe qepët në gropa nëntokësore në veri të Shqipërisë është një shëmbull përsosur i konceptit "dhe poshtë" (nën tokë) në veprim.
Duke "dheposhtë" prodhimet në tokë, të parët e shqiptarëve përdorin me zgjuarsi vetitë natyrore ftohëse dhe ruajtëse të tokës për t'i prodhimet bujqësore e tyre të freskëta për një periudhë më të gjatë. Kjo teknikë e lashtë, e transmetuar ndër breza, tregon një kuptim të thellë të mjedisit dhe zgjuarsisë së trashëguar nga të parët tanë.
Përzgjedhja dhe trajtimi i kujdesshëm i produktit, ruajtja dhe mbulimi i tij me një shtresë dheu, "dheposhtë", nxjerr në pah lindjen e koncepteve-fjalëve te gjuhës më lidhje me dheun,, ushqimin, traditën e ruajtjes së ushqimit.
Njohuritë dhe shembujt nga gjuha shqipe pasurojnë të kuptuarit tonë për gjuhën, kulturën dhe përvojën njerëzore!
Ky hetim etimologjik nxjerr në pah rëndësinë e marrjes në konsideratë të konteksteve kulturore dhe mjedisore në të cilat u zhvilluan fjalët. Krijimi i kësaj fjale mund të lidhet me aspekte praktike të jetës njerëzore, si ruajtja e ushqimit.
Comments
Post a Comment