Mund të shihni se kjo është shenja 𒊕 (sag̃, “
("koka") ne gjuhen sumere. Shenja SAG ishte fillimisht një vizatim i kokës, shikoni foton bashkengjitur.
(sag̃) kokë
Piktogrami 1 ne foto siç është vizatuar rreth vitit 3000 p.e.s, piktogrami i rrotulluar siç është shkruar rreth 2800 p.e.s.; glyphi i abstraguar në mbishkrimet arkaike monumentale, nga sfersisht 2600 P.e.s.; shenja e shkruar në baltë, bashkëkohore me fundi i mijëvjeçarit të III (neo-Sumerian); dhe pas asirian e vjetër, fillimi i mijëvjeçarit të dytë, e adoptuar në hitite;
“sag”, që ka kuptimin bazë “kokë”. Si zhvillim dhe zgjerim i këtij kuptimi, mund të nënkuptojë edhe "përpara" ose "fillim" ose "i pari" ose "kryesor", "siper", maja (e një mali).
Derivatet te tjera kuptimore
𒊕𒁺 (sag̃-du, “koka”)
𒊕𒆗 (sag̃-kal, “Rangu i parë, i shquar, kryesori")
𒊕𒆠 (sag̃-ki, “ball, vetull)
Termat e lidhura me koke
𒊕𒁍 (sag̃ gid₂ /sag̃ gid/, “me u zemerue”)
𒊕𒅍 (sag̃ il₂ /sag̃ il/, “me ngrit koken”)
Të cilat përputhen plotësisht me kuptimet që prodhon në gjuhën shqipe fjala kry, e cila mbështet idenë time se gjuha shqipe është një gjuhë me origjinë piktografike.
Gjithashtu nga pikëpamja fonetike, kjo fjalë është shumë afër fjales kokë të gjuhës shqipe.
SAG
GAG=S>G
GOG=A>O
KOK=G>K
Dhe siç ndodhi me gjuhët e tjera të famshme, kanë nisur modifikimet e saj, nga të cilat duket se *sag nuk është më *sag, por *sang, si fjala song/kange në anglisht, ndoshta për t'u tallur me fjalën angleze song, ose për ti bërë qejfin, një shenjë kuneiforme sumeriane që këndon anglisht nga gjuhëtaret e sotëm, dhe g shqiptohet ng, jo g, por e zbusin pak duke thonë kjo nuk eshte për të gjitha rastet.
Sumerianet perdornin disa goditje shtesë brenda shenjes, këto quhen shenja "gunu" (gjuj ?), të cilat nxjerrin në pah një zonë të shenjës. Kur këto shenja gunu janë mbi rajonin e gojës - dhe ky është kuptimi bazë i KA, "gojë".
Dhe sërish shqipja vjen në ndihmë me goj dhe koj te saj:
GOI=
KOI=K>G
KAI=O>A
KA I
Në vazhdimësi, kjo shenjë mund të përfaqësojë edhe një numër fjalësh të tjera sumerie.
-"dug4", që do të thotë "të flasësh", dhe ka kuptim piktogramiin e një goje për të përfaqësuar të folurit. Mund të lexohet edhe "gu3", që do të thotë "një zhurmë e madhe, zë, një klithmë", "inim", që do të thotë "fjalë", apo edhe "zu2", që do të thotë "dhëmb".
Gjithashtu, shenjat e gunu mund të shihen si mbi hundë, kështu që shenja mund të nënkuptojë "kiri3", "hundë". Dhe së fundi, idioma për t'u zemëruar në sumerisht dhe akadisht ishte hunda që nxehej, skuqej, kështu që kjo shenjë lexohet "sumur", "të bëhesh i zemëruar" (su eshte mbiemri i kuq ne sumerian)
Sumur dhe zëmeru e shqipes. Eh!, Dhe këtë kanë për ta ndryshuar.
Mjerë, gjuha shqipe në duart e kujt gjuhëtarëve ka rënë.
Fjale e lidhura: gu3 (qarë), inim (fjalë), ka (goja), kiri3 (hundë), sumur ( zemëruar), zu2 (dhëmb).
Comments
Post a Comment