Folja e gjuhës Shqipe me “dasht” dhe format e saj si dua, do, do, duam, doni, duan, desha, deshe, deshte, doja, doje, donte, deshëm, donim, deshët, donin, deshën janë të vetmet që i japin kuptim njësive të gjuhës Italiane të mëposhtme: 1.desiderare; desiderio/ desire, wish 2. adorare (adoro)/ adore, worship 3. dovere (verb form)/ must, have to, should, ought to Shikohet qartë që bazë e marrë eshtë “do” dhe “des”. Në derivatet brënda vete gjuhës Shqipe shihet qartë uniteti dhe lidhja e fortë llogjike-semantike midis njësive me një rrënjë të parë: me *dasht- do / want 1. dashuroj (dashuri) / love 2. dëshiroj (dëshirë) / wish 3. adhuroj (adhurim)/ worship 4. duhet, domosdo -kuptimi pasiv kur ai sendi, ngjarja do ashtu të bëhet. Ngjarja, ose sendi kanë dhe ata “do”-në e tyre. / must, have to, should, ought to 5. do të- formimi i kohës së ardhme të foljes/ will